LAJMI I FUNDIT:

Dogana: Për dy muaj u mblodhën 159 milion euro të hyra

Dogana: Për dy muaj u mblodhën 159 milion euro të hyra

Dogana e Kosovës njofton se për dy muajt e parë të vitit 2022 ka grumbulluar 16.5 për qind më shumë të hyra.

Gjatë vitit 2021 dogana për dy muajt e parë kishte grumbulluar 159 milionë euro derisa përmbyllja e muajit shkurt të këtij viti ka sjellur 185.3 milionë, pra kemi mbi 26 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.


Trendi pozitiv që Dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022.

Dogana në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Kosovës. /Telegrafi/