LAJMI I FUNDIT:

Dogana grumbullon 412 milionë euro të hyra

Dogana grumbullon 412 milionë euro të hyra

Dogana e Kosovës në 5 mujorin e parë ka arritur të grumbulloj 412 milionë euro, e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar.

Dogana nëpërmjet një komunikate, thotë se vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.


“Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5 mujorin e parë. Dogana ka arritur që deri tani të grumbulloj 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar. Në vitin e kaluar në këtë periudhë kishim të hyra në lartësi prej 383 milion derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milion euro (412 milion) apo 7.6% më shumë. Kur merret parasysh ndikimi në të hyra që ka MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit, kjo e arritur e doganës së Kosovës tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë”, ka thënë Dogana në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori