LAJMI I FUNDIT:

Dogana e përkushtuar ta zbatojë vendimin e Qeverisë për taksën e produketeve që importohen nga Serbia dhe Bosnja

Dogana e përkushtuar ta zbatojë vendimin e Qeverisë për taksën e produketeve që importohen nga Serbia dhe Bosnja

Dogana e Kosovës do ta zbatojë derisa të jetë në fuqi vendimin e Qeverisë për vendosën e masës mbrojtëse prej 10% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se vendimi që ka marrë ekzekutiv të martën, ka filluar që të zbatohet në tersi dhe po zbatohet pa asnjë problem.


“Dogana është e thirrur me kodin doganor të akcizës, por edhe në legjislacionin tjetër vetëm zbatohen vendimet e qeverisë dhe në rastin konkret me marrjen e këtij vendimi me datën 7 pasdite nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Dogana menjëherë ka filluar zbatimin e saj në praktikë dhe është duke funksionuar mirë, ne jemi duke e zbatuar këtë vendim për gjitha produktet që kanë origjinë serbe ose nga Bosnja dhe iu ka vu taksa mbrojtëse 10% në import”, tha Berisha për Ekonomia Online.

Edhe përkundër vendosjes së kësaj mase produkte serbe vazhdojnë të kryesojnë tregun kosovar, duke përfshirë produktet ushqimore, materialet ndërtimore, por edhe pijet.

Ai tha se viti 2017 ka qenë viti me shifrën më të lartë të importit nga shteti i Serbisë, në krahasim me vitin 2016, vitin që shkoj ka pasur rritje prej 15% të importit nga Serbia.

“Viti 2017 ka qenë viti ku ka arrit vlerën më të lartë, nga ky vend Serbia kemi pas 449 milionë euro vlerë të mallrave të importuara, ndërsa për këtë vit deri më tani kemi diku rreth 380 milionë euro vlerë të importuara”, tha Berisha.

“Nëse marrim vitet paraprake 2017 me 2016 kemi pas rritje prej 15% të importit nga Serbia në krahasim me vitin 2016, ndërsa këtë vit, trendi është i njëjtë kjo tregon se nuk ka rritje të vlerës më shumë nga Serbia nga aspekti i vlerës”, tha ai.

Berisha i tha se për dhjetë muaj të vitit 2018, Dogana ka mbledhur 937 milionë euro të hyra, që i bie 22 milionë më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit 2017.

Ai  tha se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) këtë vit pritet të mbledh më shumë të hyra, kjo si pasojë e politikave fiskale që kanë hyrë në fuqi këtë vit nga Qeveria e Kosovës, ndërsa Doganat do të orientohen më shumë në fushën e sigurisë dhe luftimin e kontrabandës.