LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës konfiskon cigare pa banderola

Dogana e Kosovës konfiskon cigare pa banderola
Foto: Ilustrim

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, dje pasdite ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

“Njësitë e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar. Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën se një person po tenton të largonte cigaret nga prona e tij duke tentuar t’i hedhur tutje. Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim vërejtën se kishte sasi të duhanit pa banderola të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës, përcjell Telegrafi.

Cigaret pa banderola janë konfiskuar dhe palës i janë lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. /Telegrafi/