I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha në Sarajevë se Gjermania nuk do të lejojë që Republika Srpska t’ia ndalojë hyrjen e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt në territorin e atij entiteti të Bosnje-Hercegovinës.
“Kjo nuk është e drejtë, ne e kundërshtojmë dhe nuk do ta lejojmë”, theksoi Sarrazin, duke komentuar deklaratën e presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik se do të miratojë një dekret për t’ia ndaluar hyrjen Schmidt në atë entitet dhe se policia do ta arrestojë, nëse do të përpiqet të hyjë.
Zyrtari gjerman tha se Dodik “sillet në mënyrë jokonstruktive dhe të papërgjegjshme ndaj funksionit të përfaqësuesit të lartë” dhe se deklarata “flet më shumë për Dodikun dhe një mënyrë e tillë e të folurit nuk të dërgon askund”, raporton N1.
Duke folur për vendimin e qeverisë gjermane për pezullimin e financimit të katër projekteve në Republika Srpska, Sarrazin tha se shkak për këtë ishin njoftimet për pavarësi dhe masat e miratuara nga Dodik.
“Ne nuk shohim mundësi për të vazhduar me katër projektet strategjike, duhet t’i pezullojmë… Duhet të kuptoni se taksapaguesit gjermanë presin që këto lloj projektesh të jenë të sigurta kur Gjermania të hyjë në to”, tha ai.
Sarrazin është paralajmëruar se do të takohet gjatë ditës së nesërme me Dodikun në Banja Lluka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit