LAJMI I FUNDIT:

Dodik kërcënoi Schmidtin: Do ta arrestojmë nëse vjen në Republika Srpska

Dodik kërcënoi Schmidtin: Do ta arrestojmë nëse vjen në Republika Srpska

Presidenti i Republika Srpska të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik deklaroi sot se po përgatit një dekret për arrestimin dhe dëbimin e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.

Dodik tha se dekreti do të jetë gati dhe që nesër do të hyjë në fuqi, raporton klix.ba.


“Ne nuk e respektojmë Schmidtin. Që nga mëngjesi i sotëm, ne kemi përgatitur një dekret për arrestimin dhe dëbimin e Christian Schmidt nga Republika Srpska. Nëse hyn në Doboj. Nëse është tranzit, do të përcillet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

I sanksionuari nga SHBA-ja, Dodik pohoi se kjo rregullore do të aktivizohet nëse Schmidt vjen në Republika Srpska për ndonjë takim apo punë private.

“Nëse ai vjen në një takim në Republika Srpska, ai do të dëbohet”, tha Dodik.

Ai theksoi se stacionet policore do të kenë për detyrë ta zbatojnë këtë rregullore.

“Sapo të marrin vesh se Schmidt është në Republika Srpska, do të kenë për detyrë të organizojnë njësitë për ta nxjerrë jashtë dhe do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë”, tha ai.

Ndryshe, në janar të vitit 2021, qeveria gjermane emëroi Schmidt si Përfaqësuesin e Ri të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën pasi dha dorëheqje diplomati austriak, Valentin Inzko. Rusia dhe Kina kishin kundërshtuar emërimin e Schmidt, nuk e njohin ligjshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjes së Schmidt dhe refuzojnë të njohin autoritetin e tij.

Në nëntor të vitit 2021, Schmidt i dorëzoi raportin e parë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se Bosnja dhe Hercegovina rrezikon të ndahet ndërsa mund të kemi edhe një konflikt të ri dhe paralajmëroi se nëse kjo ndodh, prania ushtarake ndërkombëtare duhet të rishikohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori