LAJMI I FUNDIT:

Dodge Challenger V8 i fundit mbledh më shumë se 700 mijë dollarë për bamirësi në një ankand

Dodge Challenger V8 i fundit mbledh më shumë se 700 mijë dollarë për bamirësi në një ankand

Dodge Challenger-i i fundit V8 ka mbledhur 700,000 dollarë për një bamirësi për fëmijë në një ankand në SHBA – pasi vetura u shit dy herë në një ndodhi të papritur.

Challenger SRT Demon 170, është vetura e fundit nga 7 modelet e edicionit të limituar të “coupe-ve” Challenger dhe “sedanë-ve” Charger të lansuar për të festuar përfundimin e prodhimit të motorëve “Hemi” V8 nga ana e Dodge, përpara se modeli i gjeneratës së ardhshme të zvogëlohet në motor me gjashtë cilindra ose në motor elektrik.

Drive raporton se Dodge e ofroi veturën e fundit Challenger SRT Demon 170 tek një ankand i organizuar nga Barret-Jackson në Las Vegas, duke njoftuar se do të dhurojnë si donacion 100 për qind të çmimit përfundimtar tek Kristi House – një organizatë jo fitimprurëse, fokusi i së cilës është çrrënjosja e abuzimit dhe trafikimit seksual të fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Ofertimi për Dodge Challenger SRT Demon 170-shin e fundit arriti deri në 400,000 dollarë dhe ankandi supozohej se kishte përfunduar – përpara se ofertuesi fitues të dhuronte veturën përsëri tek ankandi, duke thënë se oferta e tij ishte vetëm për bamirësinë e fëmijëve.

Pas rifillimit të ankandit, u bë një ofertë e fundit fituese me vlerë prej 300 mijë dollarë – duke rezultuar në një donacion total prej mbi 700 mijë dollarëve për Kristi House.

Blerësi i paidentifikuar i Dodge Challenger SRT Demon 170 mund të zgjedhë vetë bojën dhe opsionet e veturës, ndërsa aktorja hollivudiane Nicole Kidman – e cila ndihmoi në nxjerrjen e veturës në ankand – u ofroi të dy ofertuesve fitues bileta për koncertet e ardhshme të bashkëshortit të saj Keith Urban. /Telegrafi/

Final V8-powered Dodge Challenger raises more than $1 million for charity