Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, përmes partnerit të saj në Mitrovicën e Veriut, Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), do të jetë e angazhuar në misionin vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që do të mbahen më 19 maj.
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka riafirmuar përkushtimin e DnV-së për të siguruar integritetin e zgjedhjeve, për të promovuar fushatë të qetë zgjedhore dhe për t’a informuar publikun në mënyrë të drejtë për ecurinë e procesit.
“Misioni ynë do të kontribuojë në rritjen e transparencës, besueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes në procesin zgjedhor, përmes vlerësimit tonë të paanshëm dhe objektiv”, tha ai.
Lidhur me planin operacional të vëzhgimit, Srdjan Milojeviq nga ACDC, bëri të ditur se gjithsej 116 vëzhgues do të përfshihen në vëzhgimin e periudhës para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.
Nëpërmjet vëzhguesve afatgjatë, DnV do të bëjë vëzhgimin e të gjitha aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, e cila do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 17 maj. Në ditën e zgjedhjeve, DnV do të ketë vëzhgues në secilin prej 87 vendvotimeve që pritet të hapen në territorin e katër komunave të veriut të Kosovës. Për më shumë, DnV do të angazhojë edhe ekipe mobile, të cilat do të përcjellin në përgjithësi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, DnV do të përgatisë edhe një raport të detajuar vlerësues të zgjedhjeve, bazuar në të dhënat e vëzhguesve tanë, në linjë me kornizën ligjore të Kosovës dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, DnV fton të gjitha subjektet politike të përfshira në proces që të zhvillojnë një garë fer dhe të lirë zgjedhore. Ju bëjmë po ashtu thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të përfshihen në aktivitetet e fushatës parazgjedhore, në mënyrë që të jenë sa më të informuar për premtimet dhe programet e kandidatëve për kryetarë të komunave.
Gjatë fushatës parazgjedhore, DnV në vazhdimësi do t’a informojë publikun lidhur me mbarëvajtjen e fushatës parazgjedhore, përmes raporteve ditore dhe konferencave për shtyp që do të mbahen në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht në zyrat e organizatës partnere ACDC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe