LAJMI I FUNDIT:

DnV publikon rezultatet preliminare për 95% e të gjitha vendvotimeve, Vetëvendosje del e para

DnV publikon rezultatet preliminare për 95% e të gjitha vendvotimeve, Vetëvendosje del e para

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për 95% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë.

Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosje radhitet e para me 25.37 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.68 për qind, e treta radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 21.78 për qind, transmeton Telegrafi.

Koalicioni AAK-PSD ka 11.6 për qind të votave, kurse NISMA-AKR me 5.06 për qind.

DnV bën të ditur se Lista Serbe ka 6.61 për qind të votave. Tjera parti 4.75 për qind./Telegrafi/