LAJMI I FUNDIT:

DnV: Osmani të përmbahet nga deklaratat dhe veprimet të cilat mund të cenojnë pavarësinë e punës së KQZ-së

DnV: Osmani të përmbahet nga deklaratat dhe veprimet të cilat mund të cenojnë pavarësinë e punës së KQZ-së
Foto: ARKIV

Demokracia në Veprim është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit lidhur me certifikimin e listave të kandidatëve dhe deklaratat që vijnë nga institucionet e ndryshme dhe partitë politike lidhur me këtë proces.

Përmes një komunikate, DnV kërkon nga institucionet, e në veçanti nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, që të përmbahen nga deklarata dhe veprime të cilat mund të cenojnë pavarësinë e punës së KQZ-së dhe vet integritetin e zgjedhjeve.


“Kërcënimet publike janë të papranueshme dhe të patolerueshme dhe të tillat nuk përkojnë me vlerat dhe avancimet që Kosova ka pasur përgjatë viteve të fundit në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve. E gjithë kjo situatë e krijuar rrezikon të krijojë tensione dhe paqartësi në mesin e qytetarëve, duke ndikuar në uljen e besimit publik në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

DnV thotë se është përgjegjësi dhe obligim i të gjitha institucioneve që të ndjekin rrugët ligjore dhe procedurat ankimore të parapara në ligj, në rast të pakënaqësive me vendimet e institucioneve, e të mos përdorin kërcënimet publike si mënyrë për adresimin e pretendimeve të tyre për shkelje ligjore.

​Paralajmërimi i Vjosa Osmanit: Nuk do të toleroj të abuzohet me KQZ-në
Lexo po ashtu ​Paralajmërimi i Vjosa Osmanit: Nuk do të toleroj të abuzohet me KQZ-në

“Demokracia në Veprim rithekson nevojën që U.D. e Presidentit të Kosovës të ushtrojë funksionet e saj kushtetuese, pavarësisht faktit që e njëjta është pjesë e garës zgjedhore, duke mos u përfshirë në debate politike dhe të ruajë frymën e këtij institucioni si përfaqësuese e unitetit qytetar. Presim nga U.D. e Presidentit që të orientojë debatin drejt arritjes së unitetit politik dhe gjetjes së një gjuhe të përbashkët, duke garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve. DnV rithekson se rruga ligjore është ajo që secili institucion duhet të ndjek në adresimin e pakënaqësive të tyre”, thuhet tutje.

“Është obligim i udhëheqësve të institucioneve që të garantojnë se procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas standardeve më të larta demokratike, duke respektuar ligjet dhe obligimet e tyre kushtetuese”, thuhet në fund.

Ndryshe, reagimi i DnV erdhi pasi ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u veprua me agjenda politike të cilat kanë lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, gjë që nuk do të tolerohet nëse do të ndodh sërish.

Osmani në një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka thënë se në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në, do të detyrohet të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe procesit zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori