Autoritetet ruse mund të kenë mbyllur gazetën e tij, por gazetari Dmitry Muratov refuzon të heshtë.
Sipas BBC, kryeredaktori i Novaya Gazeta dhe laureati rus i Çmimit Nobel për Paqe është i shqetësuar se sa larg do të shkojë Kremlini në përballjen e tij me Perëndimin, përcjell Telegrafi.
“Dy breza kanë jetuar pa kërcënimin e luftës bërthamore”, thotë Muratov. “Por kjo periudhë ka mbaruar. A do të shtypë Putin butonin bërthamor apo jo? Kush e di? Askush nuk e di këtë. Nuk ka asnjë person që mund ta thotë me siguri”.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kërcënimet bërthamore të Moskës kanë qenë të zhurmshme dhe të shpeshta.
Zyrtarët e lartë kanë dhënë sugjerime se vendet perëndimore që armatosin Ukrainën “nuk duhet ta shtyjnë” Rusinë shumë larg.
Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.
Pastaj një nga ndihmësit e tij më të afërt, Nikolai Patrushev, paralajmëroi se Rusia kishte një “armë unike moderne të aftë për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.
Bllof dhe rrëmujë? Apo një kërcënim që duhet marrë seriozisht?
Muratov sheh shenja shqetësuese brenda Rusisë.
“Ne shohim se si propaganda shtetërore po i përgatit njerëzit të mendojnë se lufta bërthamore nuk është një gjë e keqe”, tregon ai. “Në kanalet televizive këtu, lufta bërthamore dhe armët bërthamore promovohen sikur reklamojnë ushqim për kafshët shtëpiake”.
“Ata njoftojnë: ‘Ne kemi këtë raketë, atë raketë, një lloj tjetër rakete’. Ata flasin për shënjestrimin e Britanisë dhe Francës; për ndezjen e një cunami bërthamor që ‘fshin’ Amerikën. Pse e thonë këtë? Që njerëzit këtu të jenë gati”.
Në televizionin shtetëror rus kohët e fundit, një drejtues i shquar sugjeroi që Rusia “duhet të shpallë çdo objektiv ushtarak në territorin e Francës, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar një objektiv legjitim [për Rusinë]”.
I njëjti prezantues ka sugjeruar gjithashtu “rrafshimin e një ishulli me armë bërthamore strategjike dhe kryerjen e një lëshimi provë ose gjuajtje të armëve bërthamore taktike, në mënyrë që askush të mos ketë iluzione”.
Megjithatë, propaganda shtetërore atje e portretizon Rusinë si një vend paqeje, dhe Ukrainën dhe Perëndimin si agresorë. Shumë rusë e besojnë këtë.
“Njerëzit në Rusi janë ndikuar nga propaganda”, thotë Muratov. “…Në Rusi, propaganda është dymbëdhjetë kanale televizive, dhjetëra mijëra gazeta, media sociale si VK [versioni rus i Facebook] që i shërben plotësisht ideologjisë shtetërore”.
Po sikur nesër propaganda të ndalet papritur?. Nëse gjithçka shkon në heshtje? Çfarë do të mendonin rusët atëherë?
“Brezi ynë i ri është i mrekullueshëm”, përgjigjet Muratov. “Është i arsimuar mirë. Gati një milion rusë janë larguar nga vendi. Shumë nga ata që kanë qëndruar janë kategorikisht kundër asaj që po ndodh në Ukrainë. Ata janë kundër ferrit që Rusia ka krijuar atje”.
“Jam i bindur se sapo të ndalojë propaganda, ky brez – dhe të gjithë të tjerët me arsye të shëndoshë – do të flasin”.
“Ata tashmë po e bëjnë këtë”, vazhdon ai. “Njëzet e një mijë çështje administrative dhe penale janë hapur kundër rusëve që kanë protestuar. Opozita është në burg. Mediat janë mbyllur. Shumë aktivistë, civilë dhe gazetarë janë etiketuar si agjentë të huaj”.
“A ka Putin një bazë mbështetëse? Po, një bazë të madhe. Por këta janë njerëz të moshuar që e shohin Putinin si nipin e tyre, si dikë që do t’i mbrojë dhe që u sjell pensionin çdo muaj dhe i uron Vitin e Ri çdo vit. Këta njerëz besojnë se nipërit e tyre të vërtetë duhet të shkojnë dhe të luftojnë dhe të vdesin”.
Ndryshe, vitin e kaluar Muratov nxori në ankand çmimin e tij Nobel për Paqen për të mbledhur para për fëmijët refugjatë ukrainas.
Ai ka pak optimizëm për të ardhmen.
“Kurrë më nuk do të ketë marrëdhënie normale midis popullit të Rusisë dhe Ukrainës. Kurrë. Ukraina nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me këtë tragjedi”.
“Në Rusi shtypja politike do të vazhdojë kundër të gjithë kundërshtarëve të regjimit”, shton ai.
“Shpresa e vetme që kam qëndron tek brezi i ri; ata njerëz që e shohin botën si një mik, jo si një armik dhe që duan që Rusia të jetë e dashur dhe që Rusia ta dojë botën”.
“Shpresoj që kjo gjeneratë të jetojë më shumë se unë dhe Putini”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hiqet kërkesa për vaksinën COVID-19 për emigrantët që kërkojnë qëndrim në SHBA
Ndotja e ajrit që po merr jetë, historia e trishtë e minatorit nga Obiliqi
Duke u hedhur nga një tren në Indi për shkak të thashethemeve për një zjarr, pasagjerët u përplasën nga një tjetër – 13 të vdekur
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi
Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar