LAJMI I FUNDIT:

Djemtë bartin gripin tek djemtë, vajzat tek vajzat

Djemtë bartin gripin tek djemtë, vajzat tek vajzat

Hulumtimi se si virusi ka kaluar nga një person në person në një shkollë fillore, ka treguar se si shkalla e bartjes së virusit nga djemtë në djem dhe vajzat në vajza ishte tri herë më e madhe se mes gjinive.

Shkalla po ashtu ishte pesë herë më e madhe në mes fëmijëve të klasës së njëjtë, se sa në mes atyre të cilët nuk shkojnë në klasën e njëjtë. Megjithatë, nëse fëmija vetëm ulet pranë fëmijës me grip, kjo nuk ia rrit në mënyrë të theksuar gjasat që edhe ai ta marrë gripin.

Rezultatet rrjedhin nga hulumtimi i përbashkët britanik dhe amerikan, për atë se si gripi i derrit është përhapur nëpër një shkollë fillore në Pennsylvania të SHBA-së, bën të ditur Telegraph.


Hulumtimi ka përfshirë 370 nxënës nga 295 shtëpi. Shkencëtarët kanë përdorur të dhëna të ndryshme, të tipit si skema e uljes së nxënësve, orari i orëve, skema e uljes së fëmijëve në autobus, ditarin e infermieres, ndjekjen e mësimit dhe anketat e ndryshme për të vlerësuar sa më mirë nivelin e bartjes së gripit në situata të ndryshme.

Dr. Simon Cauchemez, udhëheqës i hulumtimeve nga Imperial College në Londër, shpjegon hulumtimin: “Ky është një nga hulumtimet më të gjera deri tani mbi atë se si epidemia e gripit është përhapur në mesin e fëmijëve në shkollë dhe na flet shumë për atë se si ndikojnë rrjetet shoqërore në vetë bartjen.”

“Të dhënat nga ky hulumtim do të na ndihmojnë të bëjmë modele më të sakta, të cilat mund të ndihmojnë punonjësit e shëndetësisë që në mënyrë më efikase të luftojnë epideminë.”

“Për shembull, këto modele të reja mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë kur dhe pse do të jetë më e përshtatshme të mbyllim një shkollë, apo se a do të ishte më mirë të mbyllen vetëm disa klasë të caktuara.”

Shkollën e cila ishte përcjellë, e kanë mbyllur 18 ditë pas shpërthimit të gripit të derrit, ndërsa në atë moment 27 për qind të nxënësve tashmë kishin pasur simptomat e gripit.

Sipas analizës më të re, shkalla e bartjes tashmë ishte në rënie në këtë fazë, prandaj mbyllja e shkollës nuk ka pasur kurrfarë ndikimi dhe as kuptimi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori