LAJMI I FUNDIT:

Djegiet nga dielli: Këtë gjë duhet ta dini para se t’u ekspozoheni rrezeve ultraviolete!

Djegiet nga dielli: Këtë gjë duhet ta dini para se t’u ekspozoheni rrezeve ultraviolete!
Ass.Msc. Krenar Dobroshi

Dielli prodhon rreze të padukshme ultraviolete, të cilat depërtojnë nëpërmjet shtresës së brendshme të lëkurës me ç’rast përshpejtojnë plakjen e saj dhe shkaktojnë djegie, alergji dhe dëmtime të qelizave. Rol kryesor në shfaqjen e dëmtimeve të lëkurës kanë rrezet UVA dhe UVB

Ass.Msc. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com


Kur dikush thotë që “jeni skuqur pak”, dijeni që në lëkurën tuaj tashmë kanë filluar ndryshimet dhe mikrodëmtimet!

Skuqjen e shkaktojnë rrezatimet UVA dhe UVB, të cilat dëmtojnë ADN-në, por edhe lëkurën, gjë që mund të çojë në shfaqjen e melanomave në ato zona. Megjithatë, lëkura jonë ka mbrojtje natyrale – në formë të pigmenteve të errëta të quajtura melaninë, të cilat lëkurës i japin ngjyrën dhe bllokojnë rrezatimin dhe kështu minimalizojnë dëmtimet.

Melanina jep ten të skuqur

Tenin e skuqur e merrni kur dielli stimulon prodhimin e pigmenteve të lëkurës suaj, të cilat quhen melaninë, por të cilat ngjyrosin shtresën e sipërme. Disa njerëz e kanë në sasi të madhe, gjë që natyrshëm i bën më të errët dhe më rezistues ndaj rrezatimit, ndërkaq të tjerët mund të “ndërtojnë” melaninën me kalimin e kohës si përgjigje ndaj dozave të vogla të rrezatimit ultraviolet, sepse melanina tajit nga qeliza të posaçme të quajtura melanocite.

Melaninës së këtillë i duhet prej një deri në tri ditë që të hyjë në qeliza të lëkurës dhe kur kjo të ndodhë, atëherë jeni të nxirë nga rrezet e diellit.

Te njerëzit me lëkurë të shndritshme shkakton dëmtime të cilat shfaqen në periudhë shumë të shkurtër, vetëm pas 15 minutave të ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, sepse melanina natyrale nuk i mbron mjaftueshëm. Vetëm shëtitja nëpër qytet apo vozitja me veturë mund të shkaktojë skuqje në pjesët më të shtresuara të trupit, si p.sh. në qafë, në supe dhe fytyrë.

Duhet kushtuar kujdes i veçantë të rinjve, sepse sasia e ekspozimit në diell gjatë fëmijërisë është shumë e rëndësishme.

Te njerëzit të cilët kanë pasur më shumë se pesë djegie të rënda gjatë fëmijërisë apo adoleshencës rreziku nga shfaqja e melanomës shtohet dy herë. Trupi ynë reagon ndaj dëmtimeve të ADN-së, prandaj para se të fillojë të veprojë melanina, “ndihmon” qelizat të cilat janë të dëmtuara në procesin e quajtur apoptozë. Kështu zvogëlohet mundësia e mutacionit të qelizave dhe të riprodhimit të pakontrolluar të tyre. Qelizat e vdekura thjesht ndahen nga lëkura disa ditë pas ndodhjes së djegies.

Përgjigjja kundër djegies

Në shtresat e thella të lëkurës qelizat e vdekura gjithashtu eliminohen, ndërkaq për t’u nxitur lëkura, fillohet një sërë ndryshimesh të njohura si përgjigje kundër djegies, njësoj me atë që trupi juaj ka me rastin e infeksionit. Enët e gjakut dhe kapilaret rriten, duke lejuar rritje të qarkullimit të gjakut dhe për këtë shkak shfaqet ndjenja e nxehtësisë në lëkurë.

Prodhimi i tepërt i disa proteinave çon deri në dhembje dhe në të kruar të plagës, mirëpo nëse përmasat e plagës janë të mëdha, krijohen edhe fshikëza. Plazma e gjakut grumbullohet afër indeve të dëmtuara dhe ndihmon shërimin.

Katër shenja që tashmë keni djegie:

1. Të kruarit. Nëse lëkura fillon t’ju kruhet derisa jeni duke u rrezitur, është shenjë e parë paralajmëruese. Në atë çast sapo kanë filluar të lirohen cikotinet inflamatore. Ju mbetet vetëm të luftoni kundër të kruarit mbi to.

2. Lëkurë e nxehtë dhe e skuqur. Kur lëkura juaj bëhet e skuqur, është shenjë që kapilaret po zgjerohen, ndërsa kjo ndodh gjatë dhjetë minutave nga fillimi i ekspozimit në diell. Djegiet nga dielli janë të nxehta kur i prekni, ndërsa “të nxehtit e tepërt” mund të zgjasë edhe deri në tri ditë.

3. Tendosja. Pas fillimit të ndjenjës intensive të nxehtësisë, pason tendosja e lehtë e lëkurës, për shkak të qarkullimit të shtuar të gjakut në zonën e skuqur. Shmangni dushet e ngrohta dhe rrobat e ngushta në mënyrë që lëkura të marrë frymë dhe sa më shpejt të shërohet.

4. Lëkurë e bardhë në prekje. Nëse dyshoni se a jeni djegur apo jo, lehtë do ta verifikoni. Lëkura nën djegie bëhet e bardhë në prekje, sepse me rastin e shtypjes në të përkohësisht bllokohet qarkullimi i gjakut në atë zonë, gjë që zvogëlon skuqjen.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori