LAJMI I FUNDIT:

Djegia e mandateve, Basha takon Nishanin: S’ka më Parlament

Djegia e mandateve, Basha takon Nishanin: S’ka më Parlament

Një ditë pasi deputetët e PD vendosën djegien e mandateve, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishanin, ku është diskutuar pikërisht për këtë çështje.

Në përfundim të këtij takimi, i pyetur nga gazetarët Basha tha se hapi i parë që duhet ndërmarrë është dorëheqja e Kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se nuk ka kthim pas.


“Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të jemi krah qytetarëve. Nuk ka lëvizje më pro Evropës se kjo që po bën PD”, tha Basha.

Më tej Basha shtoi se kushdo që ka vjedhur do të shkojë në burg.

“Rama duhet të japë dorëheqjen, duhet të jetë në burg. Të gjithë ata që kanë vjedhur duhet të jenë në burg. Vangjush Dako duhet të shkojë në burg, Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota, duhet të shkojë në burg, Taulant Balla duhet të shkojë në burg, në burg i çon drejtësia, por duhet një qeveri që nuk e pengon drejtësinë. Hapi i parë është dorëheqja e Ramës”, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha, përcjell tch.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori