LAJMI I FUNDIT:

Djegia e kalorive me konop

Djegia e kalorive me konop

Ushtrimi me konop, posaçërisht është i dobishëm në sportet në të cilat janë të

Me vetëm 15 minuta kërcime të konopit mund të djegin madje edhe 200 kalori. Ndërkaq numrin dhe ritmin e kërcimeve vetë e përcaktoni me ndryshimin e shpejtësisë së konopit, transmeton Telegrafi.

Ngrohja


Kërcimi me konop është ushtrim i shkëlqyeshëm për ngrohjen dhe përmirësimin apo mbajtjen e kondicionit. Për këtë qëllim, mjafton që çdo ditë të kërceni me konop dy deri në pesë minuta.

Muskujt dhe shpina

Ushtrimin fillojeni në atë mënyrë që të shkelni konopin, ndërkaq skajet e tij mbajini në duar të tendosura. Pastaj bëjeni rrotullimin në anën e majtë dhe në anën e djathtë në mënyrë alternative. Në këtë mënyrë i shtrëngoni muskujt e shpinës dhe muskujt e shtatit.

Çerdhja e përparme

Me njërën këmbë shkelni konopin, ndërsa skajet e tij mbajini në duar para vetes. Pastaj bëjeni një hap para, duke hapur duart anash, pas shpine. Kështu do të forconi pjesën e parë të kofshëve.

Prapanica

Qëndroni vertikalisht dhe me duar të shtrira, mbajeni konopin para vetes. Pastaj merrni pozitë të ulur, kështu që duart akoma të jenë të shtrira përpara. Me kërdhokulla tërhiquni prapa, ndërkaq me trup përpara. Në këtë mënyrë do t’i bëni më të forta muskujt glutealë.

Kofshët

Qëndroni vertikalisht me duart afër trupit. Bëjeni një hap të gjerë, ngrini duart mbi kokë dhe uluni galiç. Me këtë ushtrim i forconi muskujt e kofshëve.

Muskujt e barkut

Pozita fillestare e këtij ushtrimi është mënjanimi anash, ndërsa duart t’i mbani të shtrira lart, anash dhe mbajeni konopin. Pastaj bëjeni mënjanimin majtas dhe djathtas, në mënyrë alternative. Ky ushtrim është i dobishëm për forcimin e muskujve të barkut. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Kalo në kategori