LAJMI I FUNDIT:

DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË

DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË

Poezi nga: Pedro Salinas
Përktheu: Faslli Haliti

Dje të kam puthur në buzë.
Të putha në buzë. Përvëluese, të kuqe.
Një puthje kaq të shkurtër
zgjati më shumë se një përndritje
e një mrekullie, dhe më shumë.
Koha, pasi të putha,
nuk vlente më për asgjë
tashmë, për asgjë
kishte vlejtur më parë.
Në puthje fillimi i saj dhe fundi i saj.


Sot po puth një puthje;
jo vetëm me buzët e mia.

jo në buzë, jo, jo më,
– ku iku? –
I vë
mbi puthjen që të dhashë dje
mbi buzët e bashkuara
nga puthja që puthën.
Dhe zgjat kjo puthje
më shumë se heshtja e dritës.
Sepse unë nuk puth tani
as një copë mish as një buzë
që arratiset, që më ikën.
Jo.
Po të puth më larg.