LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi tashmë është bërë i varur nga lojërat online, mamaja detyrohet t’ia dërgojë ushqimin në internet kafe (Video)

Djaloshi tashmë është bërë i varur nga lojërat online, mamaja detyrohet t’ia dërgojë ushqimin në internet kafe (Video)

Ky është momenti shqetësues që tregon se një nënë është e detyruar të ushqejë djalin e saj 13-vjeçar gjatë “seancës së tij të lojërave të maratonike” në një internet kafe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lilybeth Marvel, 37 vjeçe, thotë se ajo u shqetësua dy vjet më parë kur djali i saj Carlito Garcia filloi të qëndronte vonë në një internet kafe në Nueva Ecija në Filipine.


Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë djalin e saj, derisa po hante mëngjesin që ajo i jep atij gjatë një “seance të lojërave” të tij.

Madje, djali duket i shqetësuar, pasi që nuk mund të përqendrohet kah ekrani dhe tastiera, derisa nëna e tij ushqen atë.

Ndërsa Lilybeth i thotë: “Djali im i gjorë… Ja, ha tani!”.

Ajo gjithashtu e pyet fëmijën nëse dëshiron të marrë vitaminat që gjyshja i ka dërguar sepse është e shqetësuar se po mbetet i kequshqyer.

Nëna e shqetësuar tani është lutur në internet për ndihmë. /Telegrafi/