LAJMI I FUNDIT:

‘Djaloshi prej gome’ rrotullon krahët për 360 shkallë (Video)

‘Djaloshi prej gome’ rrotullon krahët për 360 shkallë (Video)

Yash Shah nga Gujarat i Indisë i ka mahnitur të gjithë me aftësinë që të lëvizë në mënyrë të pazakontë gjymtyrët e trupit të tij.

Trupi i 19-vjeçarit mund të rrotullohet për 180 shkallë, ndërsa këmbët dhe krahët për 360 shkallë, duke bërë ta quajnë ‘djaloshi prej gome’, transmeton Telegrafi.

“Kam trup shumë fleksibil, që më mundëson t’i lakojë gjymtyrët në tërësi. Por, gjoksin, kokën dhe gishtërinjtë mund t’i lakojë vetëm në 180 shkallë”, ka thënë Shah.

Me të zbuluar se i ka këto shkathtësi, ai nisi të ushtronte tri herë në ditë, ndërsa të gjitha i ka mësuar vet, duke shikuar video në internet.

Studenti i inxhinierisë softuerike, japë shfaqje të ndryshme në vendlindje, ndërsa së fundmi i ka vënë syrin Librit të Rekordeve të Ginisit. /Telegrafi/