LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi 19-vjeçar refuzoi kontratën profesionale nga Fergusoni për të vazhduar studimet në ekonomi – ishte shpresa e Anglisë dhe Unitedit, por nuk është pishman për vendimin e tij (Foto)

Djaloshi 19-vjeçar refuzoi kontratën profesionale nga Fergusoni për të vazhduar studimet në ekonomi – ishte shpresa e Anglisë dhe Unitedit, por nuk është pishman për vendimin e tij (Foto)

Oliver Gill, djali i drejtorit ekzekutiv të Manchester Unitedit, Davidit, ishte 19-vjeçar në vitin 2009 kur mori një shans jetësor. Në atë kohë, Oliver ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Manchester Unitedit dhe Anglisë për grupmoshat e reja dhe Alex Ferguson e bashkoi atë me ekipin e parë nëntë vjet më parë, por një vit më vonë refuzoi të nënshkruaj kontratë profesionale, pasi preferojë të vazhdoj studimet për ekonomi.

Ishte njëri nga lojtarët më të talentuar në ishull dhe futbollisti me të cilin Unitedit mund të llogariste në të ardhmen e tyre.

Mbrojtësi i ri madje kishte nderin të ulej në stol në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Wolfsburgut, por kurrë nuk luajti për ekipin e parë të njërit prej klubeve më të mëdha në botë.

Oliver Gill dhe babai i tij David, drejtori ekzekutiv i Man Unitedit

Jo sepse diçka shkoi keq, por për shkak se, çuditërisht, i riu Oliver Gill e hodhi poshtë atë mundësi në vitin 2010. Ferguson vendosi një kontratë për Oliverin, por futbollisti i ri nuk donte ta nënshkruante atë, përcjell Telegrafi.

Megjithëse karriera e tij premtuese ishte e madhe, Gill shokoi Fergusonin duke i thënë se ai e pëlqente futbollin, por qëllimi i tij kryesor ishte të edukonte veten në jetë dhe të ishte i vetëdijshëm se ai nuk mund të udhëhiqte jetën e një futbollisti profesionist në gjigantin United dhe studimet në ekonomi ishin dashuria e tij më e madhe.

Ferguson fillimisht u trondit, u largua pa tekst, por pastaj e kapi për dorë djaloshin e ri dhe të guximshëm dhe i uroi atij fat në jetë.

Oliver Gill në bankën rezervë ndaj Fulhamit në vitin 2010 (Getty Images)

Gill, 27-vjeçar, aktualisht është duke punuar në kompaninë prestigjioze të konsulencës PricewaterhouseCoopers dhe ka shpjeguar vendimin e tij si më poshtë:

“Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë, shumë njerëz pastaj pyesnin përse e bëra këtë dhe i thashë të gjithëve se ishte një lëvizje e vërtetë dhe dëshiroja të këmbëngulsha”.

Gill duke stërvitur me legjenda të mëdha angleze si Michal Owen dhe Paul Scholes

“Ishte një moment kur isha i befasuar, sepse nganjëherë ndodh që të punojë gjithë natën dhe më kujtohet se unë mund ta kisha shmangur disi këtë po të  vendosja të luaj futboll, por nuk më vjen keq”.

“Ndërsa isha duke luajtur futboll kuptova se nuk ishte jeta që dëshiroja, e dija që nuk isha aq i mirë për Ligën Premier, nuk isha i lumtur në United dhe pashë miqtë e mi që argëtoheshin dhe vetëm vendosa të jetoj këtë jetë. Unë nuk do ndryshoja këtë vendim, pasi do ta zgjedhja përsëri”, ka shpjeguar djaloshi Gill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun në asnjërën nga miqësoret

Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun në asnjërën nga miqësoret

Kombëtarja e Shqipërisë
Vazhdojnë gabimet trashanike të Manuel Neuer, kamerat kapin Ter Stegenin në bankë rezervë

Vazhdojnë gabimet trashanike të Manuel Neuer, kamerat kapin Ter Stegenin në bankë rezervë

Përfaqësueset
Ndryshimi drastik në trup i ish-golashënuesit më të ri në La Liga i mahniti të gjithë, por ai është ende ‘mjeshtër’ i golit

Ndryshimi drastik në trup i ish-golashënuesit më të ri në La Liga i mahniti të gjithë, por ai është ende ‘mjeshtër’ i golit

Ndërkombëtare
Eksod masiv tek Bayerni – gjashtë yje mund të largohen nga bavarezët këtë verë

Eksod masiv tek Bayerni – gjashtë yje mund të largohen nga bavarezët këtë verë

Bundesliga
Jose Mourinho zgjedh katër favoritët e tij për të fituar Euro 2024

Jose Mourinho zgjedh katër favoritët e tij për të fituar Euro 2024

Përfaqësueset
Vicenzo Montella kompleton listën e Turqisë prej 26 lojtarëve për Euro 2024

Vicenzo Montella kompleton listën e Turqisë prej 26 lojtarëve për Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori