LAJMI I FUNDIT:

Djali i trajnerit e zbuloi në video-lojëra – Mori ftesë nga Kombëtarja e tani është kapiten dhe irandezo-veriori më i titulluar në Ligën Premier (Foto)

Djali i trajnerit e zbuloi në video-lojëra – Mori ftesë nga Kombëtarja e tani është kapiten dhe irandezo-veriori më i titulluar në Ligën Premier  (Foto)

Një histori interesante, por që ka edhe anën komike të saj, pasi ish-mbrojtësi i Manchester United, Jonny Evans, e ka zbuluar se si është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Irlandës Veriore.

Lojtari britanik zbulon një detaj interesant dhe deri diku të pakuptueshëm në lidhje me Kombëtaren e Irlandës së Veriut, pjesë e së cilës është aktualisht, madje mban edhe shiritin e kapitenit.


Në një intervistë dhënë ditët e fundit, ai e ka zbuluar se si ishte rastësi dhe pasioni i një fëmije për lojërat elektronike, që e futën atë në Kombëtaren e vendit të tij të lindjes.

Kapiten edhe me Manchester Unitedin në disa ndeshje

Mbrojtësi që aktualisht luan me i WBA-në rrëfen se në hapat e parë të karrierës së tij, drejtuesit e Irlandës së Veriut as që e kishin idenë që ai ekzistonte si futbollist.

“Isha 19-vjeç dhe mora një telefonate teksa po shkoja në diskotekë. Asistenti Terry Gibson më thirri në Kombëtare dhe shumë kohë më pas më zbuloi arsyen se përse u grumbullova me ekipin e parë”.

Festë gjatë Kampionatit Evropian

“Ai më tha se drejtuesit e skuadrës kombëtare nuk kishin asnjë informacion për mua, por djali i tij më kishte njohur në lojën Football Manager. Gibson më tha gjithashtu se ishte pikërisht djali i tij që e rekomandoi emrin tim ai dhe ai më pas e rekomandoi te trajneri Sanchez”.

“Në këtë mënyrë luajta që në ndeshjen e parë me fanellën e Irlandës së Veriut”, deklaron Evans.

Aktualisht pjesë e WBA

29-vjeçari është irandezo-veriori me më shumë trofe në Ligën Premier dhe gjatë debutimit në Kombëtare ai ishte pjesë e Manchester United ku fillimisht u aktivizua me të rinjtë dhe më pas në vitin 2006 me ekipin e parë.

Ai me Irlandën e Veriut luajti në Kampionatin Evropian Francë 2016. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori