LAJMI I FUNDIT:

Djali takon nënën e tij biologjike, për herë të parë pas 41 vitesh

Djali takon nënën e tij biologjike, për herë të parë pas 41 vitesh

Emocione të forta në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Esmeraldi, 41-vjeçari nga Divjaka i ishte drejtuar programit për të treguar historinë e jetës së tij dhe për të gjetur nënën biologjike.


Historia e Esmeraldit kishte nisur para 41-vitesh në qytetin e Lezhës. Mamaja e tij kur kishte qenë e re ishte dashuruar me një djalë të një besimi tjetër fetar. Për këtë arsye ata nuk kishin mundur që të martoheshin por në jetë kishte ardhur, Esmeraldi.

E detyruar nga rrethanat dhe nga mentaliteti i njerëzve, zonja Lula e kishte dërguar atë në jetimore.

Esmelardi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të kërkuar nënën e tij dhe t’u takuar me të pas 41 vitesh. Zonja Lula e kishte pranuar ftesën dhe kishte ardhur nga Selaniku për të parë se kush e kishte ftuar.

Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, ajo rrëfeu se kishte qenë e detyruar që ta dërgonte Esmeraldin në jetimore pasi kishte qenë nën presion nga mentaliteti i asaj kohe dhe se nuk mund ta rriste dot e vetme.

Zonja Lula tregoi që ishte penduar shumë për veprimin që kishte bërë dhe se e kishte kërkuar atë disa herë.

“Fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë, pasi është gjaku yt. Të kërkoj falje për çdo gjë, nuk do të të kisha lënë kurrë!”,- ishin fjalët e zonjës Lule teksa takonte për herë të parë djalin e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori