Djali sulmoi prindërit dhe i kanosi e burri sulmoi gruan – rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për rastet e dhunës në familje.
Në raport bëhet e ditur se rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, ku djali sulmoi prindërit si dhe një burrë bashkëshorten.
Rasti tjetër i dhunës ka ndodhur në veri të Mitrovicës, ku po ashtu dy djem sulmuan babanë e tyre.
Lexoni të plotë raportin policor: Prishtinë 22.07.2025 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kishte kanosur prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 22.07.2025 – 20:30. Është njoftuar policia se një femër është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit të palëve viktimës i është ofruar urdhër mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Mitrovicë Veri 22.07.2025 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kanë ushtruar dhunë dhe e kanë kanosur prindin e tyre. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/




















































