LAJMI I FUNDIT:

Djali i Sllobodan Millosheviqit shfaqet në publik pas 20 vitesh – i kërkuari nga Interpoli zbulon bustin e babait të tij në Moskë

Djali i Sllobodan Millosheviqit shfaqet në publik pas 20 vitesh – i kërkuari nga Interpoli zbulon bustin e babait të tij në Moskë

Djali i ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, Marko Millosheviq, është shfaqur pas gati 20 vitesh në publik.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, këtë herë, Marko Millosheviq u filmua në zbulimin e bustit të babait të tij në Moskë.


Siç theksojnë mediat në Serbi, shumë njerëz as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan Sllobodan Millosheviqit.

Grupi ekstremist 'Ujqërit e Natës' i afërt me Putinin po ngrenë një statujë të Sllobodan Millosheviqit në qendër të Moskës
Lexo po ashtu Grupi ekstremist 'Ujqërit e Natës' i afërt me Putinin po ngrenë një statujë të Sllobodan Millosheviqit në qendër të Moskës

Ndërkohë monumenti i Millosheviqit është paksa i çuditshëm, sepse ai mban një lloj “maske” në dorën e djathtë.

Aty, siç thuhet më tej, Marko Millosheviq është fotografuar me liderin e “Ujqërve të Natës”, Aleksandër Zaldastanov.

Monumenti prej bronzi është krijuar në Serbi, ndërsa dokumentet për transportin e tij janë marrë më parë nga Ministria e Kulturës dhe Doganave të Serbisë.

Po sipas raportimit të mediave serbe, paratë janë mbledhur nga diaspora serbe në Rusi dhe jo vetëm.

Marko Millosheviq mbeti një simbol famëkeq i viteve nëntëdhjetë dhe menjëherë pas 5 tetorit 2000, ai u arratis në Moskë.

Emri i tij u gjet në listën e të kërkuarve të Interpolit, së bashku me emrin e nënës së tij Mirjana Markoviq.

Të dyve iu dha azil në Rusi dhe Mirjana ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 77-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori