LAJMI I FUNDIT:

Djali raporton në Polici se babai i tij posedon armë pa leje

Djali raporton në Polici se babai i tij posedon armë pa leje
Foto: Ilustrim

Një person nga komuniteti serb ka njoftuar se prindi i tij posedon armë pa leje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:20 në Leposaviq.


Tutje bëhet e ditur se njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka sekuestruar dy armë gjuetie dhe 20 fishekë.

“Ankuesi mashkull serb kosovar, ka njoftuar se prindi i tij i dyshuari mashkull serb kosovar posedon armë pa leje. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka sekuestruar dy armë gjuetie dhe 20 fishekë”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur ankuesi dhe i dyshuari janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/