LAJMI I FUNDIT:

‘Djajtë e Kuq’ fitojnë ndaj Rostovit, sigurojnë çerekfinalen e Ligës së Evropës (Video)

‘Djajtë e Kuq’ fitojnë ndaj Rostovit, sigurojnë çerekfinalen e Ligës së Evropës (Video)

Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen e kthimin të Ligës së Evropës ndaj Rostovit me rezultat minimal 1-0, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.  

Skuadra e Jose Mourinhos zhvilloi një lojë të bukur në pjesë të parë duke kërkuar me çdo ngulm golin e epërsisë, për të fituar edhe qetësi pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Rusi.


Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ edhe përkundër rasteve të shumta të krijuara nga Marcos Rojo (6’), Henrikh Mkhitaryan (30’) dhe Zlatan Ibrahimovic (35’) nuk arritën të gjejnë golin e epërsisë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë.

Goditja e Ibras për pak sa nuk përfundoi në rrjetë!

Pjesa e dytë nuk filloi mirë për skuadrën nga Old Trafford, pasi pas vetëm tre minutave lojë, futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit anglez dhe futbollit në përgjithësi, Paul Pogba, u lëndua dhe u detyrua ta lëshoj fushën.

Lëndimi i Pogbas ka mërzitur shumë tifozët e Unitedit

Pas këtij lëndimi të Pogbas, ra paska tempi i lojës nga United, por megjithatë përsëri kishte raste të krijuara që rrezikonin kundërshtarët rus.

Goli i vetëm në këtë takim dhe i fitores për anglezët erdhi në minutën e 70, ku Juan Mata përmbylli për mrekulli një aksion të bukur të ‘Djajve të Kuq’, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0.

Mata duke futur topin në rrjetë, dhe duke u bërë gati për festë

Deri në fund të ndeshjes, Unitedi rrezikoi edhe disa herë për të gjetur golin e qetësisë, por nuk mundi dhe u desh të kënaqej me fitoren minimale, fitorja kjo që e dërgon në mesin e tetë skuadrave më të mira këtë sezon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5f03cu_juan-mata-goal-1-0-manchester-united-vs-rostov_people