Artistët shqiptarë gjatë kësaj kohe kanë lansuar një sërë këngësh të reja, e disa prej tyre po vazhdojnë të bëjnë paralajmërime.

Kjo pasi ndodhemi shumë afër verës dhe projektet ritmike nuk mund të mungojnë gjatë kësaj kohe.


Së fundmi një këngë e re është njoftuar nga DJ PM, Dagz, Lumi B, Majk dhe Zaza.

Screenshot 1 9 Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se po bëhen gati për një bashkëpunim.

"Sevdali" siç është zbuluar përmes rrjeteve sociale pritet të publikohet më 8 qershor.

Screenshot 2 8 Foto: Screenshot/Instagram

"08 qershor ora 17", ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit të shpërndarë në Instagram.

Dueti i tyre vlen të ceket se është realizuar nga produksioni i njohur nga Prizreni, XL Films. /Telegrafi/