Secila pjesë e video-lojës Control është intriguese, tregimet dhe lokacionet misterioze, si dhe aftësitë e mahnitshme të protagonistes kryesore.

Jesse Faden është shpirti që mbanë gjallë gjithçka, derisa mënyra si i siguron armët dhe zhvillimi i betejave, e bëjnë lojën shumë më atraktive, transmeton Telegrafi.

Në Controll, dizajnerët kanë arritur të bashkojnë mundësitë e zakonshme me ato supernatyrale, duke ofruar zhvillime të pa pritshme në të gjitha situatat.

Fillimi i lojës është shumë i zbrazët, meqë protagonistja Faden nuk është e armatosur, por nisja e aksioneve e detyron atë të gjejë armët dhe të mposhtë kundërshtarët.

Të gjithë ata që e duan adrenalinën e një video-loje dramatike, këtë mund ta bëjnë duke filluar nga 27 gushti kur të lansohet Control, derisa porositë mund të bëhen që tani. /Telegrafi/