Kim Kardashian ka bërë kërkesë për divorc nga Kanye West pas gjashtë vitesh martesë.

Raportimet se marrëdhënia e tyre ishte duke u shkatërruar fillimisht erdhën si një tronditje, jo sepse Kim dhe Kanye dukeshin kaq të lumtur, por sepse egot dhe pasiguritë e tyre dukej se po i bënin të përsosur.


Para se Kardashian të kontaktonte me avokatët e saj të divorcit dhe të merrte hapa drejt fundit të martesës, disa burime deklaruan se ajo bëri gjithçka për të rikthyer romancën.

2021 01 06 109692 1609930367. large Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ishte divorcuar dy herë më parë, por kjo ishte martesa e parë që zgjati më shumë se një vit.

Dhe interesant, duket se dyshja u divorcuan për arsye të tjera krahas dy të parave.

Kim ishte vetëm 19 vjeçe kur u martua me producentin Damon Thomas. Ajo pretendon se ishte në ekstazë dhe u ndanë vetëm pak muaj më vonë.

118369 Kim Kardashian dhe Damon Thomas (Foto: Access)

Menjëherë pas ndarjes së Kim me Damon, ajo filloi takimet me Nick Lachey.

Sidoqoftë, artistja u martua më pas me lojtarin e NBA, Kris Humphries, martesa e të cilëve zgjati vetëm 72 ditë.

episode 4122 pictured chris humphries and kim kardashian news photo 141596526 1553614671 scaled Kim Kardashian dhe Kris Humphries (Foto: Cosmopolitan)

Martesa e tretë e Kim ishte ajo me reperin amerikan me mbi gjashtë vite. Të njëjtit po ashtu kanë katër fëmijë së bashku: North, Chicago, West dhe Psalm.

Në divorcin me West, Kim ka përmendur ‘ndryshime të papajtueshme’ mes çiftit shumëvjeçar. /Telegrafi/