LAJMI I FUNDIT:

Ditët me fat mbërritën në Neptun

Ditët me fat mbërritën në Neptun

Neptun, si rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë fillon sezonin e zbritjeve të jashtëzakonshme me kampanjën tashmë të njohur Ditët me FAT, që do zgjasin 4 ditë me zbritje që mbërrijnë deri në 62% me mundësinë e blerjes me këste 0% interes me të gjitha bankat, duke filluar nga 4 deri me 7 Prill në të gjitha dyqanet e tij.

“Ditët me FAT tashmë kanë vulosur identitetin e tyre për skemën e çmimeve tejet të arsyeshme dhe zgjidhjet e pafundme që sjellin përgjatë 4 ditëve të ofertës, si përgjigje ndaj kërkesës së vazhdueshme dhe pritshmërive të konsumatorëve. Përgjatë Ditëve me Fat konsumatorët kanë mundësinë të blejnë produkte nga brendet që kanë sjellë prurjet e fundit në treg me mundësinë e pagesës me këste 0% interes me të gjitha bankat si dhe të anëtarësohen në programin tonë të besnikërisë happy dhe të përfitojnë nga çmimet promocionale nga 4 deri me 7 Prill në të gjitha dyqanet Neptun”, deklaroi Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë e Marketingut në Neptun.

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, Smartphone , Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun numëron 11 dyqane deri më tani me planin e zgjerimit të mëtejmë në gjithë Kosovën. Neptun Kosova është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar

Artikull i sponzorizuar