LAJMI I FUNDIT:

“Ditët e Kulturës Shqiptare” nisin edhe në Londër

“Ditët e Kulturës Shqiptare” nisin edhe në Londër

Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ka hapur zyrtarisht programin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Londër.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, bashkë me ambasadorin Lirim Greiçevci, ka pritur mysafirë dhe personalitete në Ambasadën e Kosovës në Londër për të hapur zyrtarisht këtë aktivitet.


Murati ia dorëzoi zyrtarisht çmimin për kontribut të veçantë për diasporën historianit dhe akademikun britanik, Sir Noel Malcolm. Me këtë rast, ministri Murati theksoi se ky çmim i jepet Sir Malcolmit në shenjë nderimi për kontributin e tij.

Sir Malcolm tha se është i nderuar ta pranojë këtë çmim nga Ministria e Diasporës dhe se është kënaqësi  të kontribuojë në zbardhjen e rolit të shqiptarëve jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.

Në ditën e parë të aktivitetit u shfaqën tre filma nga Kosova.

Së pari, u shfaq filmi dokumentar “117”, i regjisorit Besim Sahatçiu, ndërsa më pas filmat e metrazhit të shkurtër “Shok” dhe  “Kanarinat e dinë”.

Ditët e ardhshme do të jepet  shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje”, koncerti i Elina Dunit, si  dhe do të hapet ekspozita e fotografit Fadil Berisha “Albanian Beauty”.

Ditët e Kulturës Shqiptare do të zgjasin deri më 4 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori