Që nga viti 2001 kur janë mbajtur zgjedhjet e para pas luftës, Kosova ka pasur 6 kryeministra në gjithsej tetë mandate. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues prej katër vjetësh.
Pothuaj secila prej qeverive në Kosovë, të koalicioneve të ndryshme partiake, kanë hyrë në mocione mosbesimi dhe janë detyruar të dorëhiqen duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore.
Kryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, ishte zgjedhur në vitin 2002, që në këtë pozitë të qëndrojë më tepër se dy vite e gjysmë.
Hashim Thaçi ishte kryeministri që në dy mandate arriti të mbajë me gjatë postin me mbi tre vite e gjysmë.
Kurse kryeministri aktual në detyrë, Ramush Haradinaj në këtë post është qe një vit e tetë muaj.
Pas dorëheqjes se kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, partitë politike tashmë kanë deklaruar se janë për zgjedhje të jashtëzakonshme, kurse janë dakorduar që ta shpërndajnë Parlamentin më 22 gusht.
Mospërfundimi i mandateve qeverisëse, sipas analistëve politik në Kosovë është pasojë e paqëndrueshmërisë së vetë koalicioneve.
Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se asnjë qeveri në Kosovë nuk është e krijuar mbi program të qëndrueshëm, por me koalicione të cilat në prioritet kanë interesat partiake për ndarjen e pozitave udhëheqëse.
“Për këtë arsye e gjithë skena politike ka pasur probleme të mëdha, ka pasur shumë improvizime, vendime që janë marrë në kundërshtim më vijat ideologjike dhe më qëndrimet publike. Pra, në fakt, arsyeja që asnjë qeveri nuk ka mundur ta përfundojë mandatin deri në fund është se këto qeveri janë krijuar në baza jo parimore, jo ideologjike, por për interesa të ndryshme. Arsyeja për shpërbërjen e qeverive ka ardhur atëherë kur këto interesa kanë ndryshuar”, tha Muhaxhiri.
Edhe analisti tjetër për çështje politike Armend Muja, thotë se mospërfundimi i mandatit është se partitë politike në Kosovë nuk janë të profilizuara.
“Partitë politike në Kosovë nuk janë të profilizuara sipas kompaktit ideologjik që ndodh në demokracitë e avancuara. Partitë politike më tepër reflektojnë koalicione interesash se sa programeve koherente të aspektit politik dhe ekonomik.
Arsyeja tjetër, sipas Muhaxhirit pse Kosova nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh, është edhe faktori ndërkombëtar.
“Spektri politik në Kosovë është përshkruar vazhdimisht më jo stabilitet dhe të gjitha partitë dhe liderët nuk kanë pasur hapësirë për të funksionuar në mënyrë demokratike. Po ashtu edhe faktorit ndërkombëtar i kanë interesuar liderë të fuqishëm që marrin vendime të cilat ju përshtatën atyre duke mos respektuar rregullat demokratike dhe funksionimin normal të partive politike”, tha Muhaxhiri.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
Presidenti Thaçi ka kërkuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si bartësi i koalicionit fitues (PDK, AAK dhe NISMA), i zgjedhjeve të vitit 2017, që të propozojë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Por, Veseli iu është përgjigjur se “nuk do të ketë mandatar të ri” dhe që zgjedhjet e parakohshme siç ka thënë ai, janë proces i pashmangshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin
Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre