LAJMI I FUNDIT:

“Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”, Rohde: Nuk ka asnjë vend tjetër në botë si Kosova, ku gjermanishtja gëzon një status kaq të rëndësishëm

“Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”, Rohde: Nuk ka asnjë vend tjetër në botë si Kosova, ku gjermanishtja gëzon një status kaq të rëndësishëm

Ambasadorët e Gjermanisë Joern Rohde, ai i Austrisë Christoph Weidinger, i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut, Eric Dietz në Prishtinë dhe përfaqësuesja e ambasadës zvicerane, Beate Elseserka kanë bërë hapjen e “Ditëve të Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”.

Ambasadori gjerman ka deklaruar se do të jetë një program i larmishëm, tërheqës dhe gjithëpërfshirës që nuk është i kufizuar vetëm në Prishtinë, por edhe në shumë qytete të tjera.


“Me gati 40 ngjarje, duke përfshirë ekspozita, shfaqje filmash, koncerte, lexime poezish dhe fjalime, ne kemi shumë për të ofruar, veçanërisht për ata që tashmë dinë gjermanisht, por edhe për këdo që është i interesuar për kulturën nga vendet gjermanofolëse”, ka deklaruar Rohde.

Ai është shprehur i befasuar nga roli i fuqishëm që luan gjuha gjermane në Kosovë.

“Mendoj se me të drejtë mund të themi se nuk ka asnjë vend tjetër në botë, pos vendeve ku është gjuhë zyrtare, ku gjermanishtja gëzon një status kaq të rëndësishëm”.

“Gjermanishtja është lëndë e detyrueshme në shkollat e Kosovës gjë e cila e tregon lidhjen e veçantë me Gjermaninë”, ka thënë Rohde.


“Gjermanishtja si lëndë e detyrueshme në shkolla është një dëshmi e marrëdhënieve të veçanta të Kosovës me botën gjermanofolëse”, shtoi ai.

Ai tha se sot gjermanishtja në Kosovë nuk është vetëm një “relikt” i së kaluarës që e kanë mësuar kosovarët pasi kanë ikur nga lufta dhe kanë emigruar në Gjermani.

“Është një kualifikim që rrit ndjeshëm shanset tuaja në tregun e punës dhe nuk po flas për emigracionin por punësimin për kompanitë nga shtetet gjermanofolëse këtu në Kosovë”.

Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë "Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024"
Lexo po ashtu Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë "Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024"

Rohde ka thënë se janë shumë të kënaqur për popullaritetin e gjuhës gjermane dhe ka premtuar se do ta bëjnë gjermanishtën edhe më tërheqëse për kosovarët.

Ambasadori i Austrisë: Më shumë studentë në Kosovë studiojnë gjermanishten se anglishten ose shqipen

Ndërsa ambasadori i Austrisë, Weidinger u shpreh se është befasuar se sa shumë njerëz e kuptojnë dhe flasin gjermanishten në Kosovë.

“Isha i befasuar se sa shumë njerëz e kuptojnë dhe flasin gjermanisht në Kosovë. Dhe ka edhe prej atyre që nuk është se kanë jetuar në vendet gjermanofolëse. Ka prej atyre që e kanë mësuar gjuhën nga televizioni dhe sa të rinj të tjerë studiojë gjuhën gjermane nëpër fakultet, kjo është mbresëlënëse”, tha ai.

Christoph Weidinger

Ambasadori i Austrisë në Kosovë thotë se u befasua kur mësoi se ka më shumë studentë që studiojnë gjermanishten se anglishten ose shqipen.

Weidinger tha se gjermanishtja nuk flitet vetëm në Gjermani, Zvicër, Austri apo Luksemburg por edhe në vende tjera të rëndësishme të bashkimit Evropian si Italia apo Belgjika.

Ndërkaq i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut në Kosovë ka treguar se në vendin e tij gjermanishtja flitet në rreth 80 për qind të vendit derisa kujtoi se ajo është edhe gjuhë e administratës e shkollave.

Eric Dietz

“Dua të them se në Kosovë është po thuajse e njëjtë sikurse në Luksemburg, ku shumë të rinj flasin gjermanisht ose anglisht, me shumë mundësi për biznese e  punë. Dhe kur pyeta se ku e mësonin gjuhën, ata më thonin prej televizionit, RTL-së. RTL është kompani e Luksemburgut”, tha Dietz.

Përfaqësuesja e ambasadës zvicerane, Beate Elseser tha se gjermanishtja është gjuha që flitet më së shumti në Zvicër.

Beate Elseser

“Gjermanishtja në Zvicër flitet më ndryshe se në Gjermani sikurse gjuha dhe dialektet shqipe në Kosovë dhe Shqipëri”, shtoi Elseser./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kosova i takon Këshillit të Evropës

“Kosova i takon Këshillit të Evropës" – ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania që të votojë në favor të Kosovës

Lajme
Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

Jehona Hulaj
“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua...”, Andin Hoti publikon një letër emocionuese të shkruar nga Ukshin Hoti

“Të lutem shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua...”, Andin Hoti publikon një letër emocionuese të shkruar nga Ukshin Hoti

Lajme
Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Ish-ministri gjerman e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Lajme
Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që vrau policin në Fier: Mendova se më ofendoi

Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që vrau policin në Fier: Mendova se më ofendoi

Lajme
Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Lajme
Kalo në kategori