LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindja e pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu

Ditëlindja e pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu

Leka Zogu u lind me 5 prill 1939 në pallatin mbretëror në Tiranë. Ai ishte djali i vetëm i mbretit Ahmet Zogu dhe mbretëreshës Geraldine. Princi jetoi vetëm dy ditë në Shqipëri. Familja mbretërore për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, u detyrua të largohej.

Fëmijërinë do ta kalonte në disa vende evropiane deri në momentin kur familja mbretërore u vendos në Egjipt, më pas në Spanjë dhe Afrikën e Jugut. Fillimisht ai do ta niste edukimin në një shkollë angleze, më pas në Egjipt për të vijuar në Zvicër.

Studimet e larta do t’i ndiqte në degën e ekonomisë në universitetin e Sorbones në Francë. Duke ndjekur traditën e familjeve mbretërore Leka Zogu do të ndiqte edhe Akademinë Ushtarake Mbretërore në Angli Sundhurst. Me 5 Prill 1957 në hotelin Bristol ai do të kurorëzohej mbret nga Asambleja Kombëtare në mërgim.

Ndërsa në vitin 1975 Leka u martua me shtetasen australiane Susan Cullen Eard. Për shumë vite pretendenti i fronit mbretëror jeton në Afrikën e Jugut. Menjëherë pas rënies së komunizmit në Shqipëri Leka Zogu do të prononcohej për median e kohës, duke tentuar për të realizuar ambicien e tij për t’u bërë mbret i shqiptarëve.

Në vitin 1993 për herë të parë ai do të mbërrinte në Shqipëri me një pasaportë të lëshuar nga oborri mbretëror, ku si profesion në këtë pasaportë ishte shënuar “Mbret”, por autoritetet e asaj kohe i kërkuan të largohej. Bashkë me zgjedhjet e parakohshme në qershor të vitit 1997 u mbajt edhe referendumi për formën e regjimit në Shqipëri, por dy të tretat e votuesve u shprehen kundër rikthimit të monarkisë dhe pro republikës.

Princi Leka kishte pretendime për rezultatin dhe ai u përfshi në një përplasje të armatosur të mbështetësve të tij me policinë, që kishte në mbrojtje selinë e Komisionit të Zgjedhjeve në Pallatin e Kongreseve. Leka Zogu do të largohej nga Shqipëria për në Afrikën e Jugut, ndërkohë që një gjykatë në Tiranë do ta dënonte në mungesë me tre vjet për përfshirjen në protestën e armatosur, ku mbeti i vdekur një prej mbështetësve të tij.

Rikthimi i familje s mbretërore në Shqipëri do të përsëritej në vitin 2005 ndërkohë që në vitin 2006 ai do të deklaronte heqje dore nga aktivitetet politike.

Ai vdiq me 30 nëntor të vitit 2011 në moshën 72-vjeçare në spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.

Pasuesi i tij si pretendent për fronin mbretëror është tashmë princi Leka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori