LAJMI I FUNDIT:

Dita Kundër Korrupsionit nesër shënohet edhe në Kosovë

Dita Kundër Korrupsionit nesër shënohet edhe në Kosovë

9 dhjetori në botë shënohet si Dita Kundër Korrupsionit, e kjo datë do të shënohet edhe në Kosovë.

Nesër në kryeqytet janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme kundër korrupsionit nga organizatat e shoqërisë civile.


Në sheshin “Skënderbeu”, në ora 10:30, me mbështetje të USAID-it, do të zhvillohet aksioni simbolik “Rosa e verdhë viziton Kosovën”, për të përcjellë mesazhin për luftimin e korrupsionit.

Ndërkaq, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit” do të mbajë një takim me redaktorët e mediave, me ç’rast do të shpalosin agjendën e aktiviteteve kushtuar kësaj jave. Aktiviteti është paraparë të mbahet në hotel Sirius me fillim nga ora 11:00.

Ambasadori Kosnett me mesazh të qartë për Kosovën: Amerika i do zyrtarët e korruptuar në burg (Video)
Lexo po ashtu Ambasadori Kosnett me mesazh të qartë për Kosovën: Amerika i do zyrtarët e korruptuar në burg (Video)

Kurse, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do ta hapë ekspozitën me fotografi dhe video, të titulluar “Faji i korrupsionit”. Me këtë rast do të shpërblejë edhe tri vendet e para, në ceremoninë që do të mbahet në Parkun Arkeologjik të Kosovës në ora 12:00.

Ndërkaq, prej orës 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Lëvizja FOL do ta shfaqë performancën “Hupja fijen korrupsionit”.

Kjo datë shënohet anembanë botës me aktivitete të ndryshme, sidomos në ato vende ku korrupsioni vlerësohet të jetë më i lartë./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori