LAJMI I FUNDIT:

Dita e Kosovës, në Shkup për të shkruar historinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ‘ndeshjen e jetës’ sot (e enjte) në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë udhëtuar dje (e mërkurë) drejt Shkupit për përballjen e madhe ndaj fqinjëve të Maqedonisë së Veriut.


Sot, ata do të përballen me përfaqësuesen fqinje në stadiumin ‘Tose Proeski’ me fillim nga ora 20:45 për një vend në finalen e ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Edhe kur dritat mungojnë, Dardanët shkëlqejnë: Gjatë stërvitjes së Kosovës ndalet rryma në stadium për 20 minuta
Lexo po ashtu Edhe kur dritat mungojnë, Dardanët shkëlqejnë: Gjatë stërvitjes së Kosovës ndalet rryma në stadium për 20 minuta

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes ka shumë mungesa për këtë përballje, pasi mungojnë yje si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Amir Rrahmani dhe Samir Ujkani.

Përveç tyre, mungojnë edhe lojtarë tjerë si Besar Halimi, Idriz Voca dhe Bernard Berisha, i cili nuk është ftuar.

Megjithatë, Challandes dhe lojtarët janë gati për këtë përballje të madhe dhe optimizmi është i madh në taborin e Dardanëve.

Challandes: Jemi në momentin kur mund ta prekim ëndrrën, e di që mund t’ia dalim
Lexo po ashtu Challandes: Jemi në momentin kur mund ta prekim ëndrrën, e di që mund t’ia dalim

“Tash jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por siç e thatë edhe ju kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekt, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor të vetin”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp.

Në anën tjetër, edhe rivalët e Maqedonisë së Veriut kanë një mungesë të madhe, pasi ylli i Napolit, Elif Elmas, është i infektuar me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori