LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit për ‘Green Card’, mos tentoni të aplikoni nëse nuk i plotësoni këto dy kushtet kryesore

Dita e fundit për ‘Green Card’, mos tentoni të aplikoni nëse nuk i plotësoni këto dy kushtet kryesore

Kanë mbetur jo më shumë se 24 orë, kur do të mbyllet aplikimi për Green Card.

Departamenti amerikan i Shtetit, përkatësisht Zyra për Çështje Konsullore, kishte njoftuar se nga data 2 tetor 2019 deri më 5 nëntor 2019 do të jetë i hapur aplikimi për programin e vizave emigruese të shumëllojshmërisë (DV), apo i njohur si Lotaria Amerikane.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Prishtinë, për vitin fiskal 2021, do të jenë në dispozicion 55 mija viza DV dhe se regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas, përcjell Telegrafi.

udhëzimet rreth programit, thuhet se, individët e lindur në vendin që është i kualifikuar për të aplikuar në program, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar. Gjithashtu, çdo aplikant duhet të ketë arsimin e duhur dhe përvojë pune prej së paku dy vjet.

Udhëzimi tërheq vërejtjen se të mos aplikohet në qoftë se nuk i plotësoni këto dy kushte.

“Regjistrimi në program duhet të kryhen në mënyrë elektronike në www.dvlottery.state.gov. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen”, thuhet në udhëzim, përcjell Telegrafi.

Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të Lotarisë.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Vitin e kaluar në këtë program kanë fituar 260 qytetarë nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori