LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi Thaçi-Rakiq

Përfundon takimi Thaçi-Rakiq

E plotësuar: Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiq.

Pas Rakiqit, në takim me presidentin hyri kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.


Dita e dytë e konsultimeve, nis takimi Thaçi-Rakiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke vazhduar konsultimet me partitë politike për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.

Presidenti kishte planifikuar takim në ora 10:00 me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, mirëpo Telegrafi ka mësuar se ata bisedimet i kanë kryer përmes telefonit.

Pas bisedës me Pacollin, Thaçi ka nisur takimin me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Gjatë ditës, presidenti do të pres në takim edhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, përfaqësuesit e Grupit Parlamentar “6 Plus”,  dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. /Telegrafi/