LAJMI I FUNDIT:

Dita “Bring your kids at work” mblodhi fëmijët e stafit në kampusin e RIT Kosova (A.U.K)

Dita “Bring your kids at work” mblodhi fëmijët e stafit në kampusin e RIT Kosova (A.U.K)

Të premten kampusi në RIT Kosovo kishte një gjallëri të jashtëzakonshme nga zërat dhe të qeshurat e fëmijëve të cilët ishin mbledhur në ambientin e bukur të kampusit.

Dita “Bring your kids at work” kishte mbledhur me dhjetra fëmijë të stafit të RIT Kosovo të cilët kaluan ditën duke u argëtuar mes lojrash dhe aktiviteteve të ndryshme.

Kategorizuar në grupe, fëmijët e grupmoshave të ndryshme u argëtuan dhe shoqëruan me njëri tjetrin. Lojra të ndryshme u organizuan për ti argëtuar ata si: ngjyrosje e figurave, renditja e numrave, pikturim, loja me litar, loja me karrige, basketboll, garë me thes, loja e pantonimeve, etj.

Ditën e filluan me shëtitje rreth kampusit dhe ndertesës së RIT Kosova, ku u njohën më shumë me vendin e punës së prindërve të tyre, dhe punë e Instuitucionit.

Pjesë e organizimit ishte edhe pikniku, ku fëmijët u shërbyen me ushqimin e shijshëm të përgaditur per ta, per të vazhduar pastaj me lojrat. Fëmijet u përcollen me disa dhurata të përgaditura nga RIT Kosova, për ta cilët u entuziazmuan shumë.

Fëmijët dhe stafi kaluan momente të paharrueshme së bashku, dhe mendojnë të organizojnë më shpeshë në të ardhmen aktivitete të tilla.

Artikull i Sponsoruar