LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Ujit, KRU ‘Hidrodrini’: Uji është jetë, ta ruajmë

Dita Botërore e Ujit, KRU ‘Hidrodrini’: Uji është jetë, ta ruajmë

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka thënë se përdorimi dhe shpenzimi i ujit duhet të bëhet racionalisht.

Sipas kompanisë, në botë, 1.1 miliard njerëz ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jetojnë pa higjienë themelore.


“Nga pasojat e mungesës së ujit vdesin fëmijë. Sipas vlerësimeve, në botë, 1.1 miliard njerëz ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jetojnë pa higjienë themelore. Nën moton e njohur ‘Uji është jetë, ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht’, KRU ‘Hidrodrini’ uron këtë ditë të çmuar për jetën”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/