LAJMI I FUNDIT:

Dita botërore e sëmundjes Alzheimer: Në Maqedoni jetojnë rreth 40 mijë persona me këtë sëmundje

Dita botërore e sëmundjes Alzheimer: Në Maqedoni jetojnë rreth 40 mijë persona me këtë sëmundje

Me rastin e 21 Shtatorit – Ditës Botërore kushtuar sëmundjes Alzheimer, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thotë se në tre vitet e fundit në vendin tonë është bërë përparim i rëndësishëm në diagnostikimin e çmendurisë.

Nga MSH thonë se për këtë qëllim, është hartuar një protokoll i veçantë, i cili përfshin teste të zgjeruara neuropsikologjike, teste laboratorike për të përjashtuar çmendurinë e kthyeshme, metodat e imazhit dhe, më e rëndësishmja, përcaktimin e biomarkerëve për sëmundjen e Alzheimerit, përcjell Telegrafi Maqedoni


“Protokolli është hartuar me punë ekipore dhe ekspertizë multidisiplinare nga disa institucione përkatëse, duke përfshirë: Klinikën Universitare të Neurologjisë, Klinikën e Psikiatrisë, Laboratorin gjenetik në ASHAM dhe Institutin e Mjekësisë Bërthamore të sëmundjes Alzheimer dhe çmendurisë Fronto-temporale, dhe nga ky muaj Instituti i Imunologjisë dhe Gjenetikës Njerëzore ku përcaktohen biomarkuesit për sëmundjen Alzheimer në lëngun cerebrospinal”.

“Kjo metodë diagnostike mundëson diagnostikimin e saktë dhe të hershëm të sëmundjes Alzheimer, e cila është e nevojshme për diagnostikimin e saktë në të gjithë personat me dyshim të hershëm, nën moshën 65 vjeç”, thonë nga MSH.

Më tej ata shtojnë se diagnostifikimi i saktë dhe me kohë i sëmundjes Alzheimer është i nevojshëm në fazat e hershme të sëmundjes, në mënyrë që të fillohet trajtimi i duhur dhe të merren vendime për kujdesin e mëtejshëm.

Në Maqedoninë e Veriut me Alzheimer aktualisht jetojnë rreth 20,000 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i personave me të gjitha llojet e Alzheimerit arrin deri në 40,000.

Ndërsa në botë ka rreth 50 milion njerëz me këtë sëmundje, kurse deri në vitin 2050 ky numër pritet të trefishohet në 152 milion.

Sëmundja e Alzheimerit njihet edhe si epidemia e shekullit 21, duke pasur parasysh se është lloji më i shpeshtë i çmendurisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori