LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Holokaustit shënohet edhe në Kosovë

Dita Botërore e Holokaustit shënohet edhe në Kosovë

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për nderë të shënimit të 27 Janarit –Ditës Përkujtimore të Holokausit, shfaqet filmi dokumentar “Trashëgimtarët e një Historie Shpëtimi’’, i cili është një rrëfim personal për marrëdhënien mes trashëgimtarëve të mbijetuarit dhe shpëtimtarit të tij, Arsllan Rezniqit nga Deçani, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë.

Në ketë datë të shënuar e pranishëm do të jetë edhe Dr. Rachel Levy-Drummer nga Izraeli, mbesa e Dr. Haim Abravanel, mjekut hebre i cili kishte shpëtuar  në Kosovë.


E pasdite do të mbahet një marsh përkujtimor për viktimat romë të Holokaustit.

Marshi do të mbahet në ora 16:30, nga sheshi “Zahir Pajaziti” – Prishtinë, për të vazhduar tek Teatri Kombëtar i Kosovës me një fjalim publik dhe pastaj një përformancë artistike pranë institucionit të lartëpërmendur.

Kurse, në mbrëmë, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, shfaqet premiera e monodramas “02.08.1944”, e autorit Edis Galushi.

Kjo monodramë trajton temën e viktimizmit të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kampin e Përqëndrimit në Auschëitz.

Vetëm në këtë kamp thuhet se janë burgosur afër 23 mijë romë. Nata e 2 gushtit 1944 njihej si “zgjidhja përfundimtare” për romët në Auschëitz. Atë natë gjithsej 2,989, romë janë shfarrosur në dhomën e gazit.

Përmes rrëfimit personal të personazhit të shfaqjes, tregohet trajtimi i tmerrshëm i romëve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori