Distanca që duhet patjetër ta mbani nga personi i sëmurë që të mos ju infektojë me grip
Besojmë që nga tash do t’i numëroni hapat.
Sezoni i gripit me të madhe po zgjat dhe të gjithë kërkojnë zgjidhje se si në këtë kaos të mos sëmuren, transmeton Telegrafi.
Njerëzit madje bëhen paranojakë, andaj mjafton që dikush të kollitet në afërsi të tyre që ta shikojnë tërthorazi dhe që ta imagjinojnë veten të shtrirë në shtrat.
Për këtë shkak është me rëndësi të dini në cilën distancë duhet të qëndroni nga personi i sëmurë nga gripi në mënyrë që të jeni të sigurt.
Në të vërtetë, të gjithë personat të cilët gjenden në rrethin prej 182 cm në raport me personin e infektuar janë në rrezik që të sëmuren nga kjo sëmundje.
Ekspertët konstatojnë që virusi i gripit bartet nëpërmjet piklave kur njerëzit teshtijnë apo kolliten.
Këto pikla mund të bien në fytyrën e personit i cili gjendet në afërsi të të sëmurit dhe në atë mënyrë barten nga goja dhe hunda e tij, që mund të arrijnë edhe deri në mushkëria.
Rrallë sëmundja merret kur dikush prek objektet të cilat i sëmuri i ka përdorur.
Mund të sëmureni nga gripi edhe deri pas 48 orëve, por që të mos dini ku e keni marrë virusin. Njëkohësisht ju jeni edhe transmetues i atij virusi.
Secili që me ju takohet në rrethin më të afërt se 182 cm do të jetë i infektuar – thotë prof. dr. William Schaffner nga Universiteti Vanderbilt.
Një ndër zgjidhjet më të sigurta është vaksina kundër gripit, të cilën, nëse e merrni, mund ta përballoni këtë periudhë epidemie dhe të jeni të shëndetshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes