Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ishte temë diskutimi në Samitin e Dubrovnikut, ku morën pjesë Ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien dhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
O’Brien, deklaroi se Serbia ka premtuar që Millan Radoçiq do të përballet me ligjin lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023, ku u vra një zyrtar policor dhe tre sulmues serbë.
Ndihmës sekretari amerikan shtoi shprehu pritjen që Serbia të përmbushë këtë premtim dhe të sigurojë që Radoçiq të kalojë në një proces të plotë ligjor.
Ai gjithashtu theksoi se përdorimi i forcës për zgjidhjen e çështjeve duhet të përjashtohet si në Bosnje e Hercegovinë, ashtu edhe në veri të Kosovës.
“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator [në Banjskë] duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zoti Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, tha O’Brien, shkruan Telegrafi.
E emisari i BE-së, Miroslav Lajçak theksoi qëndrimin e qartë të BE-së që të gjithë ata që kryen aktet kriminale në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës dhe të ndëshkohen.
“Pozicioni i BE-së ka qenë i formuluar dhe është i qartë që ata që i kanë kryer aktet kriminale në shtator të vitit 2024 duhet të mbahen përgjegjës. S’ka imunitet për ta dhe BE-ja e përsërit këtë edhe në takime bilaterale”, tha Lajçak.
Serbia e akuzon Radoiçiqin për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator. Atij, autoritetet ia kanë ndaluar shkuarjen në Kosovë.
Autoritetet në Kosovë e vlerësojnë si akt agresioni sulmin në Banjskë dhe kanë fajësuar Serbinë se ka gisht në të. Beogradi ka mohuar përfshirjen.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur si një prej kushteve për angazhim në dialog me Serbinë, edhe dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij tek autoritetet gjyqësore të Kosovës. Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia nuk është treguar e gatshme të pranojë këtë kusht, gjatë rundit të fundit të dialogut të mbajtur më 26 qershor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit