Me kritika nga opozita po shqyrtohet Marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e “Projektit të Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere këtë marrëveshje e po e arsyeton para deputetëve, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Murati tha se kjo marrëveshje parasheh një reformë të skemave sociale dhe pensionale. Sipas tij, kjo kredi rregullon këtë fushë.
“Nuk po marrim kredi për skema sociale, por për reformë në këtë sektor”, tha Murati.
Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala ka kritikuar marrëveshjen për kredi 47 milionë euro që parasheh rimbursimin e skemave sociale për vitin 2021.
Ndërsa, deputeti nga LDK-ja Avdullah Hoti ka thënë se nga kjo marrëveshje, 15 milionë euro janë për mbështetje direkte buxhetore, që sipas tij janë të panevojshme.
“Në histori nuk ka ndodhur me marrë kredi për skema sociale. Është e pakuptimtë me thënë po marrim kredi e borxhi s’po rritet”, tha Hoti.
Ministri Murati qeshi me komentet e ish-kryeministrit Hoti, por ky i fundit kërkoi nga ai të jetë më serioz.
“Kërkoj të jeni serioz kur flisni me mua”, i tha Hoti ministrit Muratit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe