LAJMI I FUNDIT:

Disenjatorët e enterierit propozojnë: Ngjyrat të cilat do të dominojnë këtë vit

Disenjatorët e enterierit propozojnë: Ngjyrat të cilat do të dominojnë këtë vit

Gjatë kemi pritur një paletë të këtillë, me ngjyra shumë intensive, aq më parë përzierja e ngjyrës vjollcë, të artë, smerald dhe të kuqes

Kjo do të thotë që muri mund të jetë i gjelbër, divani dyvendësh i kuq, ndërkaq jastëkët e vegjël ngjyrë të artë, transmeton Telegrafi.

Ndonëse shumica ende luan me ngjyrën e sigurt dhe i ngjyros muret me të bardhë, bezhë dhe të hirtë, dekoratorët thonë që njerëzit gjithnjë e më shumë janë më të hapur dhe më të gatshëm për të eksperimentuar.

Derisa roli i mëparshëm ishte që të qetësonte dhe të relaksonte, tani pritet që të motivojë dhe të ngre energjinë.

A post shared by Nick Olsen (@nickolsenstyle) on Oct 9, 2018 at 12:37pm PDT

Kur hapësira është plot ngjyra, ajo frymon, vibron dhe transmeton energji pozitive, thonë disenjatorët.

Prandaj, e hirta ende është e rëndësishme, mirëpo po merr vendin sekondar në vend të rolit kryesor.

Pa marrë parasysh ngjyrat e rekomanduara, dekoratorët propozojnë që të dëgjoni veten, sepse është me rëndësi që në hapësirë të ndiheni mirë.

A post shared by Nick Olsen (@nickolsenstyle) on Nov 4, 2018 at 12:28pm PST

Para se t’i përvisheni punës, kushtoni kujdes madhësisë së hapësirës, qëllimit të saj, kohës të cilën e kaloni në të, dritën e ditës, detajet.

Ngjyrat e zjarrta nuk kanë të bëjnë vetëm me muret, por edhe me detajet. Nëse muret nuk keni mundësi t’i ngjyrosni, fillojani nga jastëkët, perdet, tepihët.

A post shared by Inga Gagiliene (@ingagagiliene) on Feb 10, 2018 at 3:14pm PST

Ndonëse në të gjitha hapësirat mund të luani me ngjyra, ekspertët e rregullimit të enterierit për fillim propozojnë hapësirat e vogla.

Nëse keni banjë të mysafirëve, kombinimi i tapetave efektive me lara dhe ngjyra të zjarrta është fillim i mirë dhe mënyrë që të shihni a dëshironi dhe a mund të ndiqni këtë trend edhe në pjesën tjetër të shtëpisë.

A post shared by Nick Olsen (@nickolsenstyle) on Jul 3, 2018 at 1:02pm PDT

Pastaj radha i vjen korridorit.

A ka më bukur se sa që kur të ktheheni të lodhur nga puna t’ju presë një spektër ngjyrash të cilat do t’ju bëjnë t’u shndrisë fytyra?

Tavani është edhe një vend ku mund të lozni me këtë trend. Kini kujdes, nëse dhoma e ditës ju është e vogël, sepse ngjyrat e zjarrta mund ta bëjnë hapësirën vizuelisht më të vogël.

Në dhomën e gjumit gjithashtu ky trend nuk rekomandohet, sepse në këtë hapësirë pushimi është imperativ, prandaj edhe ngjyrat dhe detajet duhet të jenë në funksion të relaksimit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori