LAJMI I FUNDIT:

Disa shprehi që jua forcojnë shëndetin mendor në aspektin biznesor

Disa shprehi që jua forcojnë shëndetin mendor në aspektin biznesor

Një nga përcaktuesit për të korrur sukses dhe në fushën e udhëheqjes është forca mendore. Për të arritur përsosmëri në çdo fushë, keni nevojë për ambicie, përpjekje dhe disiplinë. Kjo do të thotë se duhet të jeni i gatshëm të punoni shumë dhe të vazhdoni edhe përballë betejave.

Këto janë disa nga shprehitë që iu ndihmojnë në këtë aspekt:

Jeni të gatshëm për të mësuar

Ne jetojmë në epokën e informacionit, por jo të gjithë po i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ajo ofron për të mësuar. Njerëzit duhet ta shohin mësimin, jo si një proces të lodhshëm, por si një rutinë thelbësore për të zhvilluar personalitetin e tyre dhe shëndetin e tyre mendor. Ju duhet ta shikoni të mësuarit si një mënyrë për të përmirësuar veten dhe si një mënyrë për të përparuar në këtë botë shumë konkurruese. Ju mund ta arrini këtë me investim në trajnime, pjesëmarrje në konferenca, konveta, seminare, lexim të librave apo hulumtim në internet. Këto janë disa mundësi të jashtëzakonshme për të mësuar nga njerëzit që kanë përvojë dhe që kanë kaluar në sfida të tilla, siç kaloni edhe ju, me qëllim që të mos i bëni gabimet e njëjta.

Jeni të gatshëm të përshtateni

Ndryshimi është një faktor i vazhdueshëm në jetë; duhet të mësosh që asgjë nuk mbetet njësoj. Duhet forca mendore të jetë fleksibël dhe të përshtatet ndaj rrethanave të ndryshme. Kështu që, më mirë mësoni të punoni drejt zgjidhjeve pa marrë parasysh ndryshimin e rrethanave.

Jepni pa pritur diçka në këmbim

Është njeri i madh, ai, i cili jep diçka për tjetrin, pa pritur asgjë në këmbim. Kjo është vlerë e shtuar e juaja.

Mendoni jashtë kutisë

Njerëzit mendërisht të fortë krijojnë shtigjet e tyre. Ndonjëherë ju duhet të jeni krijues dhe të mendoni jashtë kutisë për të arritur qëllimet tuaja – për të dalë nga zona juaj e rehatisë ose për të marrë një rrugë të panjohur. Ajo që është thelbësore është që të jeni të orientuar drejt zgjidhjes dhe t’i shihni problemet si mundësi.

Besoni në veten tuaj

Nëse nuk besoni në veten tuaj, kush do ta bëjë tjetër? Nuk ka të bëjë me atë që të tjerët duhet të thonë për ju; është ajo që duhet të thuash për veten tënde. Të gjithë ne përballemi me sfida çdo ditë, por kur të jeni të vendosur për dëshirat tuaja, do të arrini gjërat që dëshironi më shumë.

Të jeni përgjegjës

Sukseset dhe dështimet tuaja janë tek ju dhe tek askush tjetër. Edhe pse disa njerëz preferojnë të fajësojnë të tjerët, ju bëheni të fortë mendërisht duke pranuar gabime dhe duke marrë përgjegjësi për sfidat me të cilat përballeni.

Jeni i vetëdijshëm

Pyetjet e duhura ofrojnë përgjigjet e duhura. Duhet forcë mendore për të kuptuar emocionet, pikat e forta dhe të dobëta. Vlerësimi i emocioneve tuaja dhe njohja e vetvetes mund t’ju ndihmojë të mbani një qëndrim të qetë edhe gjatë kohës së krizave.