LAJMI I FUNDIT:

Disa shenja të çuditshme të trupit për të cilat nuk duhet të shqetësoheni

Disa shenja të çuditshme të trupit për të cilat nuk duhet të shqetësoheni

Trupi i njeriut bën shpesh mrekulli, por ndonjëherë ka disa shenja që i shtyjnë njerëzit të bëhen merak për ndonjë problem shëndetësor të mundshëm

Ndoshta, dhe juve ju ka ndodhur që t’i pulisni sytë më shumë seç duhet apo të teshtini sapo dilni në ajër të pastër.

Ka disa shenja për të cilat në fakt nuk duhet të shqetësoheni, edhe pse në dukje të parë ngjajnë si të çuditshme!


Rënia e flokëve në dush

Nëse po kaloni një periudhë të vështirë këto kohë dhe shihni një rënie jo shumë normale të flokëve, Elina Ashirova, mjeke në New York thotë se kjo ndodh nga stresi, pasi ky i fundit është një shkaktarët kryesorë të rënies së flokëve. Ky si proces zgjat nga tre deri në gjashtë muaj, shkruan Prevention.

Sqetullat tuaja janë më të errëta se zakonisht

Disa njerëz në mënyrë natyrale kanë më shumë pigment (melaninë) në lëkurën e tyre dhe njerëzit me prejardhje të caktuar racore ose etnike janë më të prirur ndaj pigmentimit të errët. Por, kjo ndodh edhe si një reagim ndaj antidjersës që përdorni apo mund të jetë acarim nga detergjenti me të cilin lani rrobat.

Nuk përkulni dot gishtat

Kjo gjendje ndodh më shumë te personat e moshës 40 deri 60 vjeç sipas mjekut ortoped, Karan Desai. Ky fenomen ndodh kur tendinat që kontrollojnë gishtat fryhet dhe i pengojnë ato të përthyhen apo lëvizin lirisht.

Keni teshtima kur jeni të eksituar/a ose pas orgazmës

Duket si e çuditshme, por nuk është një reagim i pazakontë. Por, mjekja gjinekologe Christine Greves thotë se ky fenomen mund të ndodhë për faktin se partnerët janë gjendje më të relaksuar dhe teshtima mund të jetë një reagim kënaqësie nga sistemi nervor parasimpatik.

Keni dridhje të vazhdueshme të qepallave syve

Një dridhje e herëpashershme e syve është e zakonshme, veçanërisht kur jeni të lodhur, të stresuar ose keni marrë me shumë kafeinë. Lodhja, stresi, ankthi apo ndotja e ajrit janë disa nga faktorët që ndikojnë në këtë gjendje.

Gjendje gripi para menstruacioneve

Lodhja, dhimbja e kokës, dhimbja e trupit, nauzea, madje edhe temperatura, të gjitha janë simptoma të zakonshme dhe njihen si sindromë premenstruale.

Thithkat e gjoksit rrjedhin qumësht, edhe pse nuk po ushqeni një fëmijë me gji

Kjo gjendje lidhet me një mbiprodhim të prolaktinës, hormonit që shkakton gjinj që prodhojnë qumësht. Për shkak se prolaktina krijohet nga gjëndra e hipofizës së trurit, thithkat që rrjedhin mund të tregojnë një tumor në zonë (zakonisht beninj), por mund të jetë edhe reagim i ilaçeve të ndryshme që merrni në periudha të caktuara të vitit.

Keni një shtresë të bardhë në gjuhë

Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore, por edhe higjiena e pamjaftueshme e gojës apo bakteret që grumbullohen në gjuhë, citon Anabel.

Mpirje e duarve gjatë gjumit

Nëse kjo ndodh në mënyrë sporadike, ka shumë mundësi që ju thjesht flini duke mbajtur duart poshtë trupit. Por, mund të jetë edhe shenjë e një artriti në qafë që ndrydh nervat nga shtylla kurrizore deri te duart. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Kalo në kategori