LAJMI I FUNDIT:

Disa sekrete si të dukeni të pastër edhe nëse nuk bëni dush

Disa sekrete si të dukeni të pastër edhe nëse nuk bëni dush

Të bësh dush çdo ditë ju ndihmon të jeni më të relaksuar, të pastër, dhe më të mbrojtur nga bakteret

Ndonjëherë mund të jeni duke nxituar dhe koha nuk ju premton për të bërë një dush, për shembull kur udhëtoni. Ka disa mënyra për të shmangur aromat e pakëndshme, në mënyrë që mos të ndiheni në siklet.

Përdorini vajrat e trupit

Është më mirë të përdorni vajra që kanë aromën tuaj të preferuar sesa parfumet me spërkatje, sepse vaji është më i vështirë për t’u larguar nga lëkura, detyrimisht aroma do të zgjasë më gjatë. Mbajeni gjithmonë me vete dhe mund ta fërkoni lëkurën tuaj disa herë gjatë ditës.

Përdorni letra të lagura

Letrat e lagura do t’ju ndihmojnë të largoni papastërtitë. Mjafton t’i përdorni për të eliminuar bakteret kur ju e mendoni se e keni të nevojshme.

Përdorni deodorant sa më shpesh

Një ndër gjërat më të domosdoshme që duhet të keni në çantë është deodoranti. Në fund të ditës ai do të jetë heroi juaj, sepse do t’ju shpëtojë nga aromat e padëshirueshme.

Ndërroni të brendshmet

Sipas ekspertëve ka shumë persona që djersijnë rreth pjesëve intime- nëse ju e keni këtë siklet, atëherë ju sugjerojmë të mbani me vete të brendshme rezervë. Materiali është i rëndësishëm, kujdes zgjidhni pambukun.

Çorape në çantë?

Po, po e lexuat shumë mirë. Këmbët janë pjesë e trupit që djersiten më shumë dhe kjo sjell aromën e pakëndshme në këpucët tuaja. Ndryshoni çorapet vazhdimisht, që të minimizoni erën e keqe. Gjithashtu është ide e mirë nëse shtoni pudër bebesh në këpucë. Mos u habisni, ajo do të përthithë lagështirën nga këmbët tuaja.

Shmangni disa ushqime

Qepa, hudhra dhe specat djegës janë ushqimet që lënë aromë të pakëndshme edhe pasi i keni konsumuar. Nëse jeni duke dalë apo keni të rëndësishme, bëni mirë të konsumoni perime dhe fruta, ato janë më të freskëta dhe mbajnë aromë të mirë.

Vishni rroba të gjera

Rrobat e ngushta mund t’ju duken më elegante dhe t’ju tregojnë linjat trupore më bukur, por ato i sjellin ngrohtësi trupit dhe për pasojë mund të djersiteni më shpejt. Djersitje do të thotë aromë e padëshirueshme. Veshjet e gjera do t’ju bëjnë të ndiheni më komode gjatë ditës.

Hidratoni lëkurën

Nëse do të hidratoheni gjatë ditës do të dukeni më të freskët. Pini shumë ujë dhe përdorni kremra të lehtë për fytyrën me aroma të këndshme, kështu lëkura juaj do të duket si një bebe.

Përdorni shampo për flokë të thatë

Kjo shampo do të rigjallërojë flokët dhe do të bëjë që yndyra mos të lerë shenja. Volumi i flokëve do të dyfishohet dhe shkëlqimi do t’ju çelë nurin.

Përdorni fjongo zbukuruese

Nëse jeni me nxitim dhe nuk keni kohë për të larë flokët, një tjetër metodë efikase dhe e shpejtë është edhe fjongoja e flokëve. Zgjidhni një fjongo me një trashësi të konsiderueshme në mënyrë që ajo të mbulojë papastërtitë dhe aromën jo të mirë të flokut.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori