LAJMI I FUNDIT:

Disa përdorues do të mund të paguajnë karburantin duke përdorur CarPlay me iOS 16

Disa përdorues do të mund të paguajnë karburantin duke përdorur CarPlay me iOS 16

Gjatë konferencës Apple WWDC 2022, nga kompania bënë të ditur se do të ketë veçori të reja me bollëk për përdoruesit e CarPlay sapo të dalë iOS 16.

Një nga veçoritë për të cilat u fol përfshinë edhe një mënyrë të përshtatshme për pagesën e karburanteve kur e rimbushni makinën tuaj në ndonjë pikë karburanti.


GSM Arena shkruan se falë Reuters, tani kanë disa detaje shtesë që kanë të bëjnë me veçorinë e re, transmeton Telegrafi.

Për fillim kjo veçori do të jetë e qasshme vetëm në SHBA, dhe zinxhiri i parë i pikave të karburantit që do ta bëjë këtë të mundshme është HF Sinclair. Ata në fakt kanë rreth 1,600 pika karburantesh në tërë vendin.

Një zëdhënës nga HF Sinclair tha se përdoruesit do të duhet që të shkarkojnë aplikacionin e kompanisë, të vendosin detajet e pagesave dhe pastaj mund të paguajnë duke përdorur sistemin e informacionit të makinës.

Kjo veçori do të mund të përdoret pas muajit shtator, kur edhe pritet që të hyjë në funksion sistemi operativ iOS 16. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Android e kalon Nokian!

Android e kalon Nokian!

Teknologji
Kalo në kategori