LAJMI I FUNDIT:

Disa nga vitaminat më të mira kundër plakjes së lëkurës dhe ushqimet ku gjenden ato

Disa nga vitaminat më të mira kundër plakjes së lëkurës dhe ushqimet ku gjenden ato
(Foto: Kosmoderma)

Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremrave dhe solucioneve të shtrenjta. Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj.

Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.


Roli i vitaminave për shëndetin e lëkurës

Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës. Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.

Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.

Vitaminat që veprojnë më mirë në luftën kundër stresit
Lexo po ashtu Vitaminat që veprojnë më mirë në luftën kundër stresit

Suplementët më të mirë për lëkurën

Kolagjeni

Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës.

Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës. Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj.

Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.

(Foto: EPSC)

Vitamina D

Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës.

Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë.

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.

Vaji i peshkut

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë.

Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrrat.

Nutricionistët pohojnë se këtë arra parandalojnë zhvillimin e qelizave malinje dhe ngadalësojnë plakjen
Lexo po ashtu Nutricionistët pohojnë se këtë arra parandalojnë zhvillimin e qelizave malinje dhe ngadalësojnë plakjen

Lëngu i kockave

Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen.

Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe zbut rrudhat.

Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën.

Biotina

Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë.

Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë.

Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve.

Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.

(Foto: Cathe)

Vitamina A

Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes.

Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremrave me vitaminë A në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.

Multivitaminat

Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh.

Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale.

Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.

Vitamina C

Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.

Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe për një lëkurë të lëmuar.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

Edhe ushtrimet mund ta përshpejtojnë procesin e plakjes – shmangni gabimet që mund t’ju kushtojnë
Lexo po ashtu Edhe ushtrimet mund ta përshpejtojnë procesin e plakjes – shmangni gabimet që mund t’ju kushtojnë

Vitamina E

Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit. Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë. /AgroWeb/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori